Filloi rregullimi i rrugëve në Drenoc

Në fshatin Drenoc të Malishevës ka filluar rregullimi i dy rrugëve, me gjatësi prej 700 metrave, në lagjet e këtij fshati, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Drenoci është një prej fshatrave më të mëdha të Malishevës.

Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë së Urbanizimit, Ahmet Morina dhe ai i Shërbimeve Publike, Milazim Morina.

Punimet filluan në rrugën “Sharri”, e gjatë 550 metra. Drejtorët e drejtorive përkatëse janë pritur nga kryetari i fshatit Nehat Krasniqi dhe nga qytetarët të tjerë.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina ka thënë se “ky investim është pjesë e realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht e rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës dhe në fshatin Drenoc”.

Sipas Morinës, edhe kjo rrugë mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Në emër të fshatit Drenoc, kryetari i fshatit, Nehat Krasniqi, e ka falënderuar komunën për këtë investim me rëndësi për banorët.

“Ne jemi duke bashkëpunuar mirë me komunën dhe përmes këtij bashkëpunimi edhe po arrijmë ti realizojmë disa nga nevojat që kanë banorët e fshatit Drenoc”, tha kryetari Krasniqi./PrizrenPress.com

Më Shumë

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit