11.3 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Fillon projekti për restaurimin e nënstacioneve elektrike në Prizren

Sot filloi së realizuari projekti pë restaurimin e nënstacioneve elektrike në qytetin e Prizrenit Kry projekt po realizohet nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në Kuadër të Programit “Masat preventive Intervenimet Emergjente” për ndërhyrje në asetet e Trashëgimisë Kulturore.

Gjendja e dy nënstacioneve (trafove të vjetra) ishte mjaft e vështirë, sidomos e asaj që gjendet pranë kishës Katolike, andaj këto dy ndërtesa janë bërë objekt i intervenimit në këtë fazë.
Dëmtimet e përgjithshme të tyre kanë të bëjnë kryesish me de-strukturimin dhe humbjen e pjesëve të tullave dhe disa çarjeve dhe humbjes së pjesshme të strukturës ndërtimore.

Duke pasur në konsideratë dëmtimet e lartcekura, gjatë punimeve do të bëhet largimi i gjitha elementeve që janë thërrmuar dhe kanë humbur aftësinë fiziko-mekanike duke i zëvendësuar ato me material të njëjtë. Të çarat e vogla do të mbushen me llaç vazhdues të lëngshëm, ndërsa ato më të mëdha do të rindërtohen me metodën e “thurjes”. Elementet e hapjeve (dyert, kapakët) do të pastrohen dhe riparohen, derisa të tjerat që janë të shkatërruara dhe që mungojnë do të zëvendësohen me të reja.

Në mungesë të masave preventive konservuese-restauruese, ndërtesat cenoheshin nga degradimi, prandaj Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka hartuar projektin për trajtime emergjente në këto ndërtesa.

Më Shumë

Zyrtare: Glauk Konjufca, kandidat për president

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Glauk Konjufca është kandidat i tyre për president. Njoftimi i plotë: Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, që erdhën si rezultat i...

Nait Hasani për Andin Hotin: Nëse PDK qëndron në sallë e votoj, nëse jo nuk rri as unë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka komentuar kandidaturën për president nga VV-ja, që pritet të jetë Andin Hoti. Hasani ka thënë se nuk është kontaktuar...

Lajmet e Fundit