3.3 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Fillon rrënimi i objektit “Liria” në Prizren

Komuna e Prizrenit  sot nisi punimet për rrënimin e objektit të ndërmarrjes “Liria”, që gjendet në lagjen “Bazhdarhane”, prapa “Shtëpisë së Bardhë”. Si pasojë e këtyre punimeve, disa rrugë të qytetit do të bllokohen ose do të kenë ndryshime të qarkullimit.

“Filluan sot punimet për rrënimin e objektit të shpronësuar nga Komuna, ish objektit të ndërmarrjes “Liria”, që gjendet pas Shtëpisë së Bardhë në Prizren (Bazhdarhane) dhe janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë”, njofton KK.

“Ekipet e rrënimit janë duke e kryer procesin me kujdes të shtuar, duke u përqendruar në sigurinë e zonës përreth”.

“Ky projekt është pjesë e planeve të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës në qytet me prioritet funksionalizimin e rrugës Adem Jashari dhe lehtësimin e qarkullimit të përgjithshëm në trafik”.

Komuna e Prizrenit njofton se Rruga “Adem Jashari” drejt Bazhdarhanes do të mbyllet për qarkullim. “Alternativa për këtë rrugë do të jetë ‘Nuredin Shala’ (Edit Durham), ndërsa kahja e lëvizjes përreth Shtëpisë së Bardhë do të ndryshohet,” bëhet e ditur në komunikatën zyrtare, përcjell PrizrenPress.

Gjithashtu, rruga që lidh Bazhdarhanen me qendrën e qytetit, nga rrethrrotullimi për në qytet, do të jetë e bllokuar. Si zëvendësim, do të përdoren rrugët “Ahmet Prishtina” dhe “Qazim Berisha”. Rruga “Brahim Osmanaj” do të jetë e hapur vetëm për banorët, por me hyrje dhe dalje të kufizuar.

Kërkesë për bashkëpunim nga qytetarët

Komuna ka bërë thirrje për lirimin e parkingjeve në disa rrugë të rëndësishme për të lehtësuar qarkullimin. “Banorët duhet të lirojnë parkingjet në rrugët ‘Nuredin Shala’ (Edit Durham), ‘Rexhep Kabashi’, dhe ‘Xhevë Lladrovci’ për të siguruar qarkullim të lirë të automjeteve,” thuhet në njoftim.

Automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt do të largohen me merimangë, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga pronarët e tyre. Komuna kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët gjatë periudhës së punimeve./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Ardienne GodBold rikthehet te KBF Bashkimi për pjesën e dytë të sezonit

Pas një viti mungese, Ardienne GodBold, e njohur me nofkën "Nunu", është rikthyer te KBF Bashkimi. Ky rikthim i saj vjen si përforcim për...

MPB: Përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas 26 dhjetorit

Ministria e Punëve të Brendshme ua ka rikujtuar të gjithë qytetarëve se përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor Në...

Lajmet e Fundit