17.6 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Fitore e ngushtë e Sigal Prishtinës në udhëtim te Ponte Prizreni

Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin në udhëtim 85-89 (21:15, 14:28, 28:24, 22:22), në ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.Bardhekaltrit nga Prishtina shënuan 18 herë për tri pikë nga 41 tentime, që u ndihmoi shumë në fitoren e dytë në këtë edicion.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, megjithatë, me kalimin e minutave, Ponte u tregua skuadër më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 21:15.

Megjithatë, bardhekaltrit kundërpërgjigjen në periudhën e dytë, duke u treguar shumë më të mirë, sidomos në tentimet për tri pikë, ku kishin epërsi deri në dhjetë pikë, derisa kjo pjesë përfundoi 14:28 për mysafirët, kurse skuadrat shkuan në pushim me shifrat 35-43.Perioda e tretë ishte më e barabartë, ku Ponte nuk dorëzohet, duke kërkuar përmbysjen dhe e fiton këtë pjesë 28:24, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:67.Në 10 minutat e fundit, Prishtina sërish me tentime të sakta nga tri pikë shkëputet në epërsi, 67:82, vetëm pesë minuta nga fundi.

Prizrenasit me presion arrijnë të shkrijnë epërsinë në 85:89, por nuk arritën të bëjnë më shumë. Kështu tani të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe tri humbje.

Te Ponte Prizreni u dalluan Ty Nichols me 22 pikë e tetë asistime, Josh Martin me 20 pikë e 10 kërcime dhe Urim Zenelaj me 18 pikë e 10 kërcime, derisa te Sigal Prishtina më të mirët ishin Fisnik Rugova me 28 pikë e 10 kërcime, Arian Qallaku me 25 pikë e nëntë asistime dhe Edmond Azemi me 20 pikë.

Më Shumë

Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim Rugova” në Prizren

Një kamion është rrokullisur te hyrja në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren. Sipas pamjeve të publikuara, aksidenti ka ndodhur në një segment të kësaj autostrade,...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.200 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit