13.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Flet daja i 3- vjeçarit që vdiq në kopsht: Duam drejtësi

Vijnë reagimet e familjarëve pas vdekjes së 3-vjeçarit në kopështin privat në Fier.

Daja i të miturit kërkon drejtësi për humbjen e nipit.

Zbritje të reja të çmimeve në Deppo Market

Ai thekson se si çdo mëngjes fëmija është dërguar në kopsht dhe në mesditë i kanë marrë në telefon dhe u kanë thënë se fëmija nuk është mirë.

Ndërkohë sapo ka mbërritur në urgjencën e spitalit ka folur me mjekun që kishte ndjekur rastin dhe ai i kishte pohuar se fëmija kishte shkuar pa shenja jete dhe me një shenjë në fyt.

“E kemi dërguar në mëngjes në kopsht fëmijët dhe vetëm se marrim lajmin se djali është keq. Kur shkuam në urgjencë kam takuar doktorin që ishte munduar që të kthente në jetë djalin dhe më tha se fëmija i kishte shkuar pa jetë. Ndër të tjera më tha se kishte një shenjë në grykë duam drejtësi për këtë”, ka thënë daja.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në një kopësht jopublik në Fier.

3 vjeçari që vdiq në kopsht kishte shenja në fyt

Një 3 vjeçar ka humbur jetën këtë të premte në një kopsht privat në Fier. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se fëmija identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka shkuar pa shenja jete në spitalin e Fierit.

Sipas burimeve nga spitali, mësohet se fëmijës i janë konstatuar shenja në fyt dhe në momentin që ai është dërguar nga edukatoret në spital nuk reagonte.

Ndërkohë trupi i pajetë i 3 vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit ku pritet që ti bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një kopsht privat në qytetin e Fierit.

“Në orën 13:00, në një kopësht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës”, thuhet në njoftimin e policisë.

E rëndë, vdes në kopsht fëmija 3

Më Shumë

Vdes papritur një 48-vjeçar gjatë një ceremonie varrimi në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi. Siç mëson Sinjali, ngjarja...

OVLUÇK-ja: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta s’u ftuan në Kuvend për seancën kushtuar ‘Epopesë së UÇK’-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi publik ka thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për...

Lajmet e Fundit