0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Fletëvotimet, precedent shumë i rrezikshëm

KQZ-logoja ne fletvotimeVendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që fletëvotimet të kenë vetëm logon e KQZ-së dhe jo të institucioneve të Kosovës, paraqet një precedent të rrezikshëm për veriun e vendit, precedent ky që iu jep hapësirë strukturave në veri që pas zgjedhjeve të mos pranojnë asnjë simbol shtetëror të Kosovës, kanë vlerësuar për Telegrafin, anëtarë të shoqërisë civile.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike, shprehet se precedenti me fletëvotimet prodhon idenë që institucionet të cilat dalin nga zgjedhjet në veri, nuk janë të detyruara të njohin identitetin juridik të shtetit të cilit i takojnë. Në anën tjetër, sipas tij, ky vendim i KQZ-së – në kundërshtim me parimet themelore të ligjit që rregullon simbolet e vendit – është rezultat i presionit direkt të Beogradit.

“Qeveria e Kosovës po bën gabim të rëndë kur po negocion për çështjet bazike të identitetit shtetëror të Kosovës. Këto veprime ia bëjnë serbët serbëve e veriut të mendojnë se ata kanë të drejtë të kontestojnë çdo kategori shtetërore të Kosovës. Kjo sjellje e Qeverisë, për fat të keq, po e dërgon Kosovën drejt negociatave pa mbarim, në një cikël që rrezikon seriozisht ndërtimin e një shteti sovran dhe demokratik”, tha Korenica për Telegrafin.

Shpend Kursani, nga Instuti KIPRED, ka theksuar se përdorimi i fletëvotimeve pa logo të Republikës së Kosovës është ekuivalente me heqjen e fjalës republikë në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës; me heqjen e stemave shtetërore nga dokumentet tregtare dhe nga vendimet e gjykatave.

Ai ka shprehur habinë e tij sesi shumica e opozitës në Kosovë, e sidomos Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk dallon në qëndrimet e saj nga pushteti.

“AAK-ja e ka përkrahur këtë më shume se PDK-ja. Deklarata e Haradinajt se duhet të gëlltitet çështja e logos, janë treguesi më i mirë i kësaj përkrahjeje”, tha ai për Telegrafin. “Këta zyrtarë këto tolerime i bëjnë që t’ju zgjatet jeta në skenën politike. Por, sa më gjatë të jenë në pushtet, do të kemi më pak republikë dhe më pak shtet”.

Avni Zogiani, nga Organizata “Çohu”, ka theksuar se çështja e logos, së bashku me caktimin e datës së zgjedhjeve, janë zbatim i fjalëve të cilat kanë dalë nga goja e kryeministrit serb, Ivica Dacic.

Sipas tij, këto dy fakte tregojnë se në bisedimet e Brukselit kryeministri i Kosovës është pajtuar që ta ndaj sovranitetin e Kosovës me Republikën e Serbisë – jo vetëm në raport me veriun, por në raport me tërë territorin e Kosovës.

“Kemi të bëjmë me një ushtrim të sovranitetit të dyfishtë, i cili është kërkuar me 6-pikëshin e Ban Ki-moonit. Pala serbe ka insistuar që të ketë një lloj sovraniteti të dyfishte mbi Kosovën. Këtu, përveç sovranitetit formal, po flasim edhe për heshtjen e politikës. Thjesht kemi indikatorë që tregojnë se në Bruksel është ndarë sovraniteti i Kosovës në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka theksuar ai për Telegrafin.

Zogiani shprehet se cikli i kompromiseve nga ana e Prishtinës zyrtare, nuk mund të ndalet me këtë klasë politike. Sipas tij, në Kosovë nuk ka politikanë të cilët primare e kanë politikën dhe jo biznesin.

“Deri në kohën kur në pushtet do të vijnë politikanët karrieristë, deri atëherë nuk do të ndalen kompromiset në dëm të Kosovës”, tha Zogiani.

Më Shumë

Suhareka hap dyert për mërgimtarët, siguron parkingje falas për festat e fundvitit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë vendim që tri parkingje të vihen në shërbim të mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit. Ai ka...

Mbyllet nata e dytë e Fest 63, plotësohet mozaiku i 30 këngëve në garë për finalen e madhe

Kompletohet paraqitja e 30 këngëve në garë për trofeun e Fest 63, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Eurovizion. Me mbylljen...

Lajmet e Fundit