6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Fshati mysliman që kujdesen për 5 kishat e tij

Ekziston një fshat mysliman në Shqipëri që mirëmban 5 kishat e tij.

Në fshatin Kërçisht të Sipërm në Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër kanë mbetur 50 familje. Edhe pse i përkasin besimit mysliman, ata kujdesen të mirëmbajnë të gjitha kishat e ndërtuara kohë më parë në këtë fshat.

Banorët tregojnë se janë 5 kisha, ajo e “Shën Dhimitrit”, “Kral Kërçini”, “Shën Spahia”, “Shën Sotir” dhe “Shën Pobrazhi”.

“Gjysma e fshatit ka qenë ortodoks. Nuk ka rëndësi nëse është kishë apo xhami, kujdesemi.”

“Nuk i prek njeri se janë të shenjta.”

“ Nuk ka lidhje besimi, është pjesë e hershme kjo punë. Marrëdhëniet i kemi pas me pjesën tjetër shumë në rregull. Xhamia ka pjesën e vet, shprehet njëri nga banorët.”

Banorët që jetojnë aty thonë se ka një interes të turistëve, nisur edhe nga objektet monument kulture siç janë kishat

“Vijnë turistë shumë, vijnë gjermanë shumë, polakë, çekë.”

“Ka kishat, ka terrenin, pjesë turistike është.”

Fshati Kërçisht i Sipërm ndodhet 3.5 kilometra nga Maqellara e rreth 7 kilometra nga kufiri me Maqedoninë e Veriut. /Abc News

Më Shumë

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Lajmet e Fundit