Fsheh armën në banjën e një lokali në Prizren, i dyshuari shoqërohet në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 07 qershor 2022 rreth orës 20:00, Njësiti patrullues i stacionit policor në Prizren, ka pranuar një informatë se në rrugën “Jusuf Gervalla” në Prizren, në një kafiteri është një person i cili dyshohet se në banjën e lokalit ka fshehur një armë, raporton PrizrenPrsss.

Sipas njoftimit, reagimi policor ishte i menjëhershëm dhe në kafiteri ka arrit që ta identifikoi dhe ta ndaloi të dyshuarin, B.M. i datëlindjes 1976 m/sh/k.

“Patrulla ka gjet dhe ka sekuestruar armën në cilësinë e provave materiale; një pistoletë dhe një karikator”, thuhet në njoftim.

“Personi i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor Prizren. Pas intervistimit të dyshuarit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Prizren”./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Lajmet e Fundit