Fury – Usyk: ‘Arrihet’ marrëveshja për meçin e madh

Shoqata Botërore e Boksit (WBA) thotë se kanë marrë konfirmimin se është arritur marrëveshja mes ekipit të Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk, për meçin e madh që pritet të zhvillohet në fund të muajit prill.

Sipas WBA-së më 29 prill do të kemi një meç për të gjithë titujt në peshat e rënda, ndonëse promotori i Usyk tha dje se një përballje mes të dyve nuk ka gjasa të ndodhë.

Sipas Shoqatës Botërore të Boksit, marrëveshja u arrit dje përpara afatit të orës 23:00, megjithëse të dyja palët kanë kërkuar kohë për të përfunduar detajet e fundit në kontratat e tyre.

Një avokat i boksierit ukrainas i tha agjencisë së lajmeve Reuters se palët kishin rënë dakord për kushtet që do të bëjnë që boksieri britanik të marrë 70% të parave, ndërsa 30% do t’i takojnë Usyk.

Më herët të premten, Fury si zakonisht postoi në rrjetet sociale duke ofruar ndarjen e njëjtë 70/30.

Usyk, në një video të mëvonshme në Instagram, tha se do të pranonte nëse anglezi do të dhuronte menjëherë 1 milionë euro për popullin e Ukrainës dhe gjithashtu do të jepte një për qind të pjesës së tij në Ukrainë për çdo ditë që vonohet.

Ish-kampioni i padiskutueshëm i peshave gjysmë të rënda, Usyk, ka fituar të gjitha 20 ndeshjet e tij profesionale, ndërsa Fury ka 33 fitore dhe një barazim në karrierën e pasur të tij.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Lajmet e Fundit