Futbollisti Xhuljo Mehmeti i bashkohet Lirisë së Prizrenit

Futbollisti Xhuljo Mehmeti është transferi i radhës te “Liria” e Prizrenit, për sezonin 2024/25.

“Xhuljo, një mesfushor ofensiv me përvojë të gjatë në futbollin shqiptar, do të përforcojë ekipin tonë dhe do të sjellë një shtesë të rëndësishme në formacionin tonë”, njofton “Liria”.

Mehmeti ka një karrierë të gjatë në Shqipëri, ku së fundi paraqitej për klubin e Kastriotit. Ai ka luajtur gjithashtu për klubet si Erzeni dhe Kamza, duke treguar aftësi të shkëlqyera në mesfushë dhe një përkushtim të madh ndaj lojës.

 

Më Shumë

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit