28.8 C
Prizren
E diel, 14 Korrik, 2024

Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për vrasjen e 26-vjeçarit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave të dyshuar për rastin e 26-vjeçarit, i cili të shtunën u ther me thikë dhe vdiq mbrëmjen e së dielës në QKUK.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i dyshuari E.A. me datë 06 korrik 2024, në Prizren, me anë të mjetit të rrezikshëm, i ka shkaktuar lëndim trupor personit tjetër dhe për pasojë ka shkaktuar vdekjen e tij.

Sipas gjykatës, E.A. dyshohet për “Lëndim të rëndë trupor”, ndërsa H.B. për “Mosdhënie të ndihmës” dhe “Moslajmërim të veprave penale ose kryerësve të tyre”.


Njoftim i plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer 3 (tre) vepra penale

Prizren, 09 korrik 2024, Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, gjyqtarja e procedurës Ajser Skenderi, ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për të pandehurin E.A., e cila mund të zgjasë deri më datën 07.08.2024, për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor (vepra penale ka rezultuar me vdekjen e një personi), nga neni 186 par. 5 lidhur me par. 3 pika 3.2, lidhur me par. 2 pika 2.1 të KP- së, dhe ndaj të pandehurit H.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, mosdhënia e ndihmës nga neni 188 par. 4 (vepra penale ka rezultuar me vdekjen e një personi të rrezikuar) dhe veprën penale moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre, nga neni 378 par. 1 pika 1.3 të KP-së.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

I pandehuri: E.A., me datë 06 korrik 2024, rreth orës 23:50, në Prizren, me anë të mjetit të rrezikshëm, i shkakton lëndim trupor personit tjetër dhe për pasojë shkakton vdekjen e tij, në atë mënyrë që paraprakisht takohen me viktimën A.Th., nga Prizreni me ç’rast viktima ia kërkon telefonin të pandehurit me qëllim që ta njoftojë shokun e tij – të pandehurin H.B., dhe pasi që ky i fundit vjen me veturën e tij në lokacionin në fjalë, i pandehuri ulet në ulësen e pasme të automjetit, derisa viktima në ulësen e përparme dhe pas një konfrontimi verbal me njëri – tjetrin, dalin nga vetura, me ç’rast i pandehuri me përdorimin e një mjeti të mprehtë, e godet viktimën në pjesën e përparme të këmbës (femurit) së djathtë të tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ku për pasojë, viktima nga plagët e marra pasi fillimisht pranon ndihmën mjekësore pranë Qendrës Emergjente në Prizren, dërgohet më pas pranë QKUK-së në Prishtinë, ku edhe ndërron jetë si pasojë e plagëve dhe lëndimeve të pësuara.

Këso dore ka kryer veprën penale: Lëndimi i rëndë trupor (që ka rezultuar me vdekjen e një personi).

I pandehuri: H.B., me datë 06 korrik 2024, rreth orës 23:55, në Prizren, nuk i ofron ndihmë personit jeta e të cilit ndodhej në rrezik të drejtpërdrejtë, edhe pse këtë ka mundur ta bëjë pa rrezik të madh për veten, në atë mënyrë që pasi ishte duke e bartur viktimën A.Th., në veturën e tij të markës ‘……….. me targa të regjistrit: ……….., duke e ditur se ky i fundit ishte plagosur rëndë me anë të mjetit të rrezikshëm nga i pandehuri E.A:, nuk e dërgon të njëjtin pranë ndonjë institucioni të kujdesit shëndetësor, por e nxjerrë nga vetura dhe e lë në rrugë – në afërsi të rrethit të lagjes ‘’Bazhdërhane’’ në Prizren dhe vazhdon rrugën me veturën e tij në drejtim të lagjes ‘’Ortakoll’’, ku si pasojë e plagëve dhe lëndimeve të pësuara viktima A.Th., ndërron jetë pranë QKUK-së në Prishtinë.

Këso dore ka kryer veprën penale mosdhënia e ndihmës Me datë, kohë dhe vend të përshkruar si më lartë, duke qenë në dijeni për identitetin e kryesit të veprës penale të lëndimit të rëndë trupor dhe nuk e njofton organin kompetent për një fakt të tillë, në atë mënyrë që pasi ka qenë në dijeni si dëshmitar okular në kryerjen e veprës penale të përshkruar si më lartë, si dhe për emrin e kryesit të veprës penale, megjithatë refuzon që ta njoftojë policinë apo organin tjetër kompetent lidhur kryerjen e veprës penale dhe identitetin e kryesit të veprës penale.

Këso dore ka kryer veprën penale moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrezikshmërinë dhe pasojat që janë shkaktuar nga veprat penale për të cilat ngarkohen të pandehurit.

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit duke vlerësuar se i pandehuri E.A:, nuk është shtetas i Kosovës, dhe pas kryerjes së veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes, dhe prezenca para institucioneve të drejtësisë është siguruar përmes Policisë pas hetimeve të ndërmarra, kurse i pandehuri H:B., Gjykata ka marrë parasysh faktin se i njëjti ka qëndruar i heshtur dhe i fshehur për Gjykatën rezulton se me lënien në liri mund të fshihen apo ipen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Po ashtu duke marrë parasysh karakteristikat personale të të dyshuarit H.B., i cili rezulton kryerës i më shumë veprave penale të natyrës së ngjashme, nga këto Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm me qëllim të parandalimit të përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Atentat ndaj Donald Trump

Kandidati për president i SHBA-së Donald Trump ishte duke mbajtur një fjalim para popullit amerikan në Pensilvania ku papritur u dëgjuan të shtëna me...

Shkeljet në trafik/ Mbi 2100 gjoba për një javë në rajonin e Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore përkatëse kanë zbatuar me rigorozitet planin operativ "Siguria në trafikun...

Lajmet e Fundit