9.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Gani Geci në arrati, qytetarët ndjehen të turpëruar

Gani Geci-ish deputet7 ditë pas vrasjes së Ruzhdi Shaqiri, Policia e Kosovës ende nuk ka arritur të arrestojë ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, i dyshuar për vrasjen e Shaqirit.

Ndonëse familja e Gecit thotë se ai tashmë gjendet jashtë Kosovës, për ish- deputetin e Kuvendit ekziston vetëm fletarrestimi nga vendi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, përmes telefonit i ka thënë Kohavisionit se ‘policia është duke vazhduar hetimet për Gani Gecin deri në arrestimin e tij’, duke mos dashur të zbulojë detaje lidhur me kërkimet që po bëhen.

KTV ka kontaktuar edhe vëllanë e ish-deputetit, Fadil Gecin, i cili përmes telefonit ka konfirmuar se Gani Geci tashmë ndodhet jashtë Kosovës, por ata po presin vetëm të marrin vesh se ku është vendosur.

Me këto veprime të liderëve politikë ndihen të turpëruar qytetarët e Kosovës. Rasti i Gecit, sipas analistëve politikë, tregon më së miri se ata që janë të lidhur me pushtetin janë mbi shtetin. Ish-deputeti Geci nuk është i vetmi i cili po i ik drejtësisë.

Njëjtë si ai më parë ka vepruar edhe ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili tash e dy vjet i ka ikur vuajtjes së dënimit, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore të ankesave, përkundër faktit se në të gjitha rastet gjykata i ka kthyer përgjigje negative, transmeton Koha.net.

Institucionet e rendit janë sfiduar nga figura publike politike disa herë në vitet e pasluftës.

Më Shumë

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

Kryetari i Rahovecit priti nxënësit e përfshirë në projektin për mendimin kritik dhe angazhimin qytetar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e “Teach for Kosova” dhe nxënësit e shkollave të mesme “Xhelal Hajda...

Lajmet e Fundit