17.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Gashi e quan sukses historik të Kosovës medaljen në Lojërat Olimpike për të Rinj

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, e ka cilësuar sukses historik për Kosovën medaljen e bronztë të Erza Muminoviqit në Lojërat Olimpike për të Rinj.

Gashi është shprehur i kënaqur me përfaqësimin e Kosovës dhe në një takim me disa prej përfaqësuesve, që morën pjesë në këto lojëra në Buenos Aires të Argjentinës, ka thënë se do të ketë angazhim për ngritjen e mëtejme të cilësisë së sportit.

Ai ka premtuar se MKRS-ja do të rrisë përkrahjen për sportistët dhe do të rrisë buxhetin edhe më shumë për sportin në përgjithësi.

“Komiteti Olimpik i Kosovës dhe sportistët pjesëmarrës nëpër lojërat olimpike do ta kenë përkrahjen e plotë të ministrisë. Buxheti për vitin 2019 për sportin do të rritet edhe 6 milionë euro të tjera nga sa ka qenë këtë vit”, është shprehur ndër të tjera Gashi.

Duke i quajtur ambasadorët më të mirë të vendit, Gashi ka thënë se sportistët duhet të angazhohen maksimalisht për të përfaqësuar sa më denjësisht Kosovën.

Në anën tjetër, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka shprehur kënaqësinë për rritjen e buxhetit duke thënë se kjo ndikon në rritjen e cilësisë së sportit.

Lojërat e ardhshme Olimpike për të rinj, mbahen për herë të parë në kontinentin e Afrikës, konkretisht në Dakar të Senegalit, të cilëve iu dorëzua organizimi për vitin 2022.

Më Shumë

Delegacioni nga Luksemburgu vizitoi Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka mirëpritur një delegacion të lartë nga Luksemburgu, në kuadër të vizitave monitoruese dhe vlerësuese...

Artistët bëhen bashkë për Gazën, koncert humanitar në Wembly

Një aktivitet i madh humanitar për mbledhje fondesh do të zhvillohet në Wembley të Londrës. Eventi është cilësuar si “një takim artistësh, muzikantësh dhe njerëzish...

Lajmet e Fundit