5.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Gashi: PDK synon rritjen e pagës minimale nga 170 në 300 euro

Në emisionin politik “Debat” sonte janë mysafirë Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arban Abrash nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Enver Sopjani nga NISMA dhe Besnik Tahiri nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK).

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Kujtim Gashi, ka partia që përfaqëson ai është e fokusuar në programin e saj në sektorin e ekonomisë.

May be an image of 1 person dhe tekst

“PDK-ja është e fokusuar me programin e saj në sektorin e ekonomisë, duke ofruar mbështetje me një fond 1 miliardësh, ku 500 milionë euro do jenë për bizneset private, ndërsa një pjesë është për fushën sociale dhe punësimin”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, pagën minimale nga 170 euro, PDK-ja synon ta bëjë 300 euro.

Ai ka shtuar se do të ketë edhe lehtësira tatimore, ndërsa me investimin e 500 milionë euro do të rrisin punësimin dhe po ashtu edhe pagën mesatare. /RTKLive/

Më Shumë

Votohet Qeveria Kurti 3

Pas më shumë se një viti, Kosova tashmë ka ekzekutivin e ri me kompetenca të plota. Kjo pasi që, Albin Kurti është zgjedhur sërish...

Drejtoria e Urbanizmit në Suharekë diskuton plane hapësinore me GIZ-in

Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mjedisit ka mbajtur sot një takim pune me përfaqësues të GIZ-it, me fokus të veçantë në zbatimin efektiv të...

Lajmet e Fundit