12.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Gashi: Rekomandimet e auditorit për gjetjet e 2017-ës në MKRS janë adresuar të gjitha

Pas raportit të publikuar të Zyrës Kombëtare të Auditimit, në të cilin ka nxjerrë gjetjet për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ministri Kujtim Gashi ka marrë pjesë në takimin për sqarimin e rekomandimeve të dala nga ky raport.

Ndër gjetjet që janë diskutuar në takim kanë qenë llogaritë bankare të institucioneve vartëse të MKRS-së të cilat nuk janë të autorizuara nga thesari, kompensimi i punëtorëve profesionalë dhe atyre ndihmës të Institutit Arkeologjik të Kosovës (IAK) dhe të MKRS-së për punën në terren përkundër shfuqizimit të vendimit nga ana e Qeverisë, memorandumet e nënshkruara ndërmjet MKRS-së dhe IAK si dhe mes ministrisë e Qendrave Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, ku janë kryer pagesa në mungesë të dokumentacionit përcjellës, përmbyllja e projekteve, mosidentifikimi i pasurive dhe pronave të ministrisë, mungesa e kodeve buxhetore për institucionet e kulturës, janë disa nga këto gjetje dhe rekomandime që duhen evituar nga MKRS-ja.

Ministri Gashi tha se i pranon vërejtjet me seriozitetin më të madh të mundshëm, duke e vlerësuar punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit si një ndihmesë të jashtëzakonshme për menaxhim më të mirë të ministrisë. Ministri u shpreh se me rekomandimet që ka nxjerrë ZKA-ja “neve si ministri na ndihmon shumë që të evitojmë gabimet tona që bëjmë gjatë punës tonë”.

Ministri i siguroi përfaqësuesit e ZKA-së që do të tregojnë kujdesin dhe angazhimin maksimal për të eliminuar këto gjetje ashtu që raporti i ardhshëm të jetë i pastër për MKRS-në dhe pikë për pikë do të ndjekin rekomandimet e ZKA-së.

“Mbesim të përkushtuar që paranë publike ta menaxhojmë sa më mirë dhe atë ta orientojmë aty ku është më e nevojshme dhe më prioritare, duke u munduar që mos të bëjmë gabime gjatë punës tonë”, është shprehur ministri Gashi.

Më Shumë

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Lajmet e Fundit