3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Gashi: Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore

Ministri në largim i Kulturës Rinisë dhe Sportit,  Kujtim Gashi,  në fshatin Stubëll të Epërme të Vitisë, ka takuar përfaqësuesit e fshatit.

“Atyre ua dorëzova vendimin e shumë pritur, atë për shkollën e parë shqipe e cila është në mbrojtje të përhershme në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje”,  shkruan Ministri Gashi.

“Shkolla shqipe e Stubllës ka një traditë pesëshekullore. Në këtë fshat të Malësisë së Karadakut, që përmendet në vitin 1555, më 1584 fillon traditën arsimi shqip”.

“Duke i ruajtur gjurmët e të kaluarës së lavdishme, dëshmojmë lashtësinë e frymimit shqip të kësaj toke ndërsa duke e nderuar sakrificën e shumë gjeneratave e ndërtojmë të sigurt të ardhmen e gjeneratave të reja” shkruan ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi.

Më Shumë

Gjimnazistët e “Hamdi Berisha” në garë me katër projekte në nivel vendi

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë do të përfaqësohen me katër projekte në një garë ku marrin pjesë 40 shkolla nga e gjithë...

Dy afrime të reja te Drini i Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka zyrtarizuar dy përforcime të reja për sezonin aktual, futbollistët Oltion Duhlaku dhe Amsel Jonuzi. Të dy lojtarët i bashkohen...

Lajmet e Fundit