15.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Gastronomët-politikanëve: Mos t’iu shkon mendja me na mbyllë pas zgjedhjeve

Gastronomët kanë shprehur indinjatë ndaj politikanëve që ia kufizuan aktivitetin e tyre me qëllim frenimin e përhapjes së virusit derisa në fushatat e tyre po i shkelin masat e vendosura nga vetë ata.

Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve, ka thënë se do t’i ndjekin rrugët demokratike për t’i adresuar hallet e tyre në institucionet përgjegjëse duke paralajmëruar se më nuk do t’iu përgjigjen vendimeve për mbyllje të lokaleve pas zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.

“Duke besuar në demokraci, ne do t’i shtjerrim të gjitha rrugët demokratike të diskutimit me çdo institucion përgjegjës shtetëror për me e ngritë zërin për hallet tona, veç për një gjë të jeni të bindur, po ju shkoj mendja me na mbyll pas zgjedhjeve me arsyetimin e rritjes së numrave ku vetë politika është shkaktari më i madh, protestat nuk do të kenë të ndalur”.

“Andaj, mendoni edhe për neve dhe plot sektorë tjerë që luftë e kanë ekzistencën, jo pushtetin, kur i bëni kalkulimet për vete”.

Kllokoqi ka shkruar gjithashtu se heshtja e tyre ndaj politikës nuk është frikë, por maturi e çdo gastronomi.

“Edhe ne mundemi me organizu protesta, edhe ne mundemi me i hapë klubet, edhe ne mundemi me organizu festivale, edhe ne mundemi me i nisë dasmat, se asgjë dallim nga fushatat elektorale të partive politike nuk kanë. Ne thjesht po dojmë me u kënaq me pak, me na lon me punu edhe me jetu … subvencionet që janë nda janë shumë joserioze, mirëpo vetës jeni t’u ia bo, se populli VOTON, na gjykojmë”.

Gastronomët kanë mbajtur protesta më par1% kundër masave të vendosura nga qeveria duke thënë se janë sektori më i dëmtuar i pandemisë.

Më Shumë

Bashkimi dominon Pejën: 6 ndeshje, 6 fitore për portokallezinjtë

Bashkimi ka vazhduar dominimin e plotë ndaj Pejës në këtë edicion të ProCredit Superligës, duke regjistruar edhe fitoren e gjashtë në po aq përballje...

Ndahet nga jeta muzikanti prizrenas Florim Guhelli në moshën 58-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare muzikanti prizrenas Florim Nijazi Guhelli, duke lënë pas një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore. I ndjeri...

Lajmet e Fundit