21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gastronomët të bindur që s’ishin vatër e shpërndarjes, kërkojnë lirim të tërësishëm të masave

Lirim të tërësishëm të masave, respektivisht fillimin e punës së sallave të dasmave dhe diskotekave, gjatë sezonit të verës po kërkon Shoqata e Gastronomëve nga Qeveria.

Veton Zuka, anëtar i Bordit të Shoqatës së Gastronomëve tha se ekzekutivi duhet të reflektojë në këtë aspekt, duke theksuar se edhe njëherë u dëshmua që nuk ishin vatër e shpërndarjes së virusit.

“Po shpresojmë tash me u hap, numrat veç po shihen që kanë rënë, edhe njëherë po vërtetohet që nuk është vatër e shpërndarjes gastronomia, sepse tash na jemi duke punuar deri në ora 10:00, dhe numri është shumë i vogël e që është një lajm shumë i mirë, mirëpo duhet potencuar që nuk është vatër e shpërndarjes, dhe realisht tash presim prej Qeverisë me reflektuar në këtë drejtim dhe me bë hapje totale, me respektim të masave”, tha Zuka.

“Po na jemi duke hyrë në sezone të verës, dhe ajo vjen edhe me ardhjen e mërgatës dhe dihet ndihma dhe ndikimi i tyre për Kosovën. Kështu që na presim një reflektim prej Qeverisë dhe me pa realitetin, dhe kërkesën tonë që duhet me shfrytëzuar mërgatën tonë për të mirë në aspektin ekonomik, dhe nuk ka logjikë me u mbyll ma”.

Zuka tutje thotë që ndihma e dhënë nga ana e Qeverisë nuk përkon me dëmet ekonomikë që ka pasur ky sektor, ku as orët e humbura të punës nuk u janë kompensuar.

“Sa i përket dëmeve edhe ndihmave, nuk përkojnë me njëra tjetrën në asnjë moment siç nuk kanë përkuar as vitin e kaluar dhe as këtë vit. Përpos që kanë qenë gjysmake, pak e hiç na nuk kemi subvencionim as për orët e humbura që i kemi, p.sh që punojmë deri në 10:00, ose deri në 09:0 do të thotë nuk janë marrë parasysh në asnjë moment e mos të flasim për mbyllje totale të përgjithshme që ka qenë”.

“Kështu që sa i përket asaj normal që nuk jemi të kënaqur, por edhe nuk përket me ndihma reale që është dashur me i dhënë për biznese e sidomos për gastronominë, e sidomos për diskotekat dhe sallat e dasmave që nuk kanë punuar në asnjë moment dhe asnjë ditë”, deklaroi ai.

Aplikimi për subvencione nga ana e Qeverisë, pas masave të fundit, Zuka ka bërë të ditur se ka nisur, duke shtuar se interesimi është shumë i madh, raporton EO.

“Tash nuk mundemi me ditë me numra, se bizneset veçse janë duke u aplikuar dhe tash është hap edhe programi nga ministria e Financave, kështu që mund të aplikojë çdo biznes që i plotëson kushtet edhe normal që i jep të dhënat që i ka. Për bazë nëse nuk gaboj Qeveria e ka marrë muajin shkurt të lajmërimit të punëtorëve që i ka pas, pasi punëtorët lëvizin, kështu që bizneset veçse janë duke aplikuar, kështu që kjo është realiteti për momentin, po shpresojmë me u alokuar mjetet sa më shpejtë në mënyrë që me i marrë bizneset”, theksoi tutje Zuka.

Më Shumë

Shtylla rrezikon banorët në Prizren

Për gjashtë vjet rresht, një shtyllë elektrike që është e tej ngarkuar me kabllo po rrezikon banorët e një shtëpie në rrugën "Edit Durham"...

25 vjet nga ndërhyrja historike për paqen në Kosovë

Sot mbushen 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit...

Lajmet e Fundit