19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Gastronomia deri në ora 23:00

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vita ka njoftuar se në bashkëpunimin me Institutin Kombëtarë të Shendetësisë Publike, kanë marrë vendim që të ketë lehtësim të masavee antiCovid.

Vitia, konfirmoi se do të hiqet ora policore, rrjedhimisht nuk do të ketë kufizim të lëvizjes.

Ndër tjera, u bë e ditur se gastronomia do të punojë deri në orën 23:00.

Si dhe do të lejohet dalja pa maskë kur jemi duke ecur.

“Sipas raportit të IKSHPK-së situatat epidemiologjike në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive, duke shënuar rënie. Qeveria cakton masa më të lehtësuara. Masat kryesore do të jenë si në vijim: Kufizimi i qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i personave në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Lejimin e lëvizjes pa maska të qytetarëve gjatë ecjes kur ata janë vet dhe në ambientet e jashtme”, tha Vitia në fjalën e tij.

Masat e reja hynë në fuqi të hënën, 31 maj, 2021./Insajderi.org

Më Shumë

Eurovision 2026, zgjidhen 10 finalistët e parë në Vjenë, të gjithë sytë kthehen nga Alis dhe kënga “Nan” në gjysmëfinalen e dytë

Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke mbyllur me sukses natën...

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lajmet e Fundit