Gërvalla për liberalizimin e vizave: Nuk mund ta di se kur do të ndodhë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane ka folur për liberalizimin e vizave dhe shtetet skeptike që janë duke pamundësuar heqjen e vizave.

Gërvalla ka thënë se nuk e përsërit gabimin e së kaluarës dhe s’mund të thotë se kur do të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.

“Mosliberalizimi i vizave jo vetëm që është çështje e padrejtë por është çështje e kredibilitetit të institucioneve të BE-së sepse është konstatuar që Kosova ka përmbushur kriteret jo nga kjo qeveri, por nga qeveritë e kaluara. Nëse shtetet të cilat janë skeptike ndaj liberalizimit të vizave na thonë se çështja e liberalizimit ka të bëjë edhe me shtetin ligjor neve na mbetet të bindim ato shtete skeptike se cili është realiteti në Kosovë dhe cilët janë hapat që ne do të ndërmarrim. Unë nuk do të përsëris gabimet e së kaluarës dhe të them se liberalizimi i vizave do të zgjidhet në dhjetor apo në vitin tjetër apo se kur do të zgjidhet. Jemi të vetëdijshëm për disfavorin që ka Kosova duke qenë e fundit në rajon që ka qytetarët e izoluar. Por ju siguroj që nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një hap i vogël nga Ministria e Punëve të Jashtme për liberalizimin e vizave”, është shprehur ajo.

Më tutje, Gërvalla ka thënë se si ministri kanë pasur ndikim në ndërrim të vogël të skepticizmit të dy shteteve skeptike.

“Disa prej refuzimeve vijën lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimet e brendshme të tyre, në njërin prej tyre kemi procesin zgjedhor, përshtypja ime është që me hapa të vegjël por megjithatë është punuar dhe ka ndikuar në një ndërrim të vogël në dy prej shteteve që janë skeptike”, është shprehur Gërvalla.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit