5.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Gjashtë muaj degradim të shtetit

Thaci-Mustafa-Limaj-Haradinaj-KurtiMë 8 dhjetor (sot) Kosova i bën gjashtë muaj nga koha kur janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa liderët e partitive politike nuk kanë arritur t’i bëjnë institucionet e reja.

Ndonëse zgjedhjet e 8 qershorit u vlerësuan si hap përpara në konsolidimin e demokracisë, zhvillimet paszgjedhore nuk arritën nivelin e këtij vlerësimi.

Madje, bllokada që iu bë krijimit të Qeverisë vazhdon të marrë nota kritike nga Bashkësia Ndërkombëtare, pasi që për mungesë institucionesh shumë çështje kanë mbetur pezull. Për mungesë institucionesh ka mbetur pa u zbatuar Marrëveshja Kosovë-Serbi, nuk kanë vazhduar bisedimet politike, zhvillimi ekonomik ka mbetur “shtangë”, investime të huaja nuk ka, ndërsa imazhi i Kosovës jashtë ka rënë për toke.

Mirëpo, disa nga analistët politikë në vend mendojnë ndryshe. Disa thonë se dëmi më i madh që i ka kushtuar për gjashtë muaj, është se qytetarët e kanë humbur edhe atë pak besim që e kanë pasur tek liderët politikë të vendit, ndërsa sa i përket dështimeve, qoftë politike apo ekonomike, ata thonë se Kosova edhe ashtu ka mbetur mbrapa shteteve të tjera të rajonit./zeri/

Më Shumë

Alexis Mead, ylli i finales

Basketbollistja e KBF Bashkimit, Alexis Mead, u shpall MVP e Kupës së Kosovës, duke udhëhequr skuadrën drejt triumfit me një paraqitje vendimtare në finale,...

Malishevë: Një 43-vjeçar gjendet pa shenja jete në një objekt banimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, ku një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa...

Lajmet e Fundit