Gjashtë të arrestuar për trafik armësh nga Shqipëria drejt Kosovës

Gjashtë persona janë arrestuar pas një operacioni të Policisë së Shqipërisë kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake drejt Kosovës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrugëtimi” të shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, bëhet e ditur se gjashtë shtetas u kapën në flagrancë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në operacionin e shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, ranë në prangat e policisë: Rr. S., 28 vjeç, banues në Dibër; B. SH., 24 vjeç, banues në Bulqizë; B. N., 33 vjeç, banues në Durrës; U. H., 27 vjeç, banues në Dibër; H. H., 59 vjeç, banues në Durrës, dhe K. B., 61 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Kosovës.

Më Shumë

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Bashkimi dhe Trepça sonte në Prizren, vazhdon beteja për titullin kampion

Seria finale e “Play-off”-it në ProCredit Superligë vazhdon sonte në Prizren, ku Bashkimi pret Trepçën në ndeshjen e tretë të finales. Takimi zhvillohet në palestrën...

Lajmet e Fundit