1.1 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Gjatë festave të fundvitit u rritën çmimet e perimeve dhe mishit në Kosovë

Çmimet e konsumit janë shtrenjtuar për 0,2 për qind në muajin dhjetor në krahasim me muajin nëntor të vitit që lamë pas.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit siç është mishi 0,6%, perimet 5,7%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,2 për qind në IHÇK-it.

Kështu thuhet në publikimin e “indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit”, në cilin po ashtu thuhet se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,2% në muajin dhjetor 2019.

Ndërsa, shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin dhjetor 2019 me muajin dhjetor 2018 ishte 1,2%, kurse shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2019 ishte 2,7%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1,2% në muajin dhjetor 2019 krahasuar me muajin dhjetor 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat 4,7%, mishi 2,8%, pemët 6,0%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat 2,0%, produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza etj. 2,5%, kafja, çaji dhe kakao 10,4%, ujë, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet 1,4%, duhani 2,6%, pajisje shtëpiake 2,0%, qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës 3,0%, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake 1,9%, produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje 1,4%, blerja e automjeteve 3,9%, shërbimet telefonike dhe të telefaksit 0,7%, shërbimet hoteliere 0,9%, shërbimet e akomodimit 6,0%, gjërat personale 3,0%, sigurimet 19,3%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,8 për qind në IHÇK-it”, thuhet në raportin e ASK-së.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perimet -9,3%, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera -1,9% – rënie e çmimeve të druve për ngrohje), përdorimi i pajisjeve për transportin personal -1,8%)-(rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës), shërbimet për transport -5,9%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa shkalla mesatare vjetore e inflacionit në vitin 2019 ishte 2,7 %./

Më Shumë

Adem Morina emërohet drejtor i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar Adem Morinën drejtor të Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit, për...

Malishevë: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF, rasti po hetohet

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë është dërguar pa shenja jete një person. “Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima,...

Lajmet e Fundit