Gjendet 13 vjeçarja nga Suhareka, dyshohet se është dhunuar seksualisht

Është gjetur në Vushtrri  13-vjeçarja nga Suhareka, e cila  u denoncua e zhdukur nga familja e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e mitura ishte raportuar e zhdukur më 16 mars dhe nuk dihej asgjë për fatin e saj, deri më 18 mars, ku një njësi policore ra në gjurmët e saj.

Sipas informacioneve të para, vajza 13-vjeçare gjatë kësaj kohe ka qëndruar me dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me të. Dy personat në fjalë, të moshës madhore, dyshohen se e kanë dhunuar vajzën në disa motele të ndryshme.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pasi vajza u gjet, është dërguar në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për t’i kapur personat e dyshuar dhe si rezultat njëri prej tyre është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor dhe është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale ‘Dhunimi’.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit