Gjendet një trup i pajetë në aksin Lezhë-Milot

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Milot, nga kalimtarë të rastit që kanë lajmëruar policinë.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se, uniformat blu e kanë identifikuar të ndjerin, përmes një dokumenti që ai kishte me vete, si shtetasin Gëzim Sula, 60 vjeç.

Burimet saktësojnë se trupi është gjetur në vendin e quajtur Ishull Lezhë dhe nga hetimet paraprake dyshohet që ai të jetë goditur për vdekje nga një makinë. /Top Channel/

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit