Vritet aktivistja e të drejtave të njeriut

Një aktiviste për të drejtat e njeriut në Pakistan është vrarë nga të shtënat që janë bërë prej një veture në lëvizje në Karaçi. Aktivistja e të drejtave të njeriut, Sabeen Mehmood, ka qenë rrugës për në shtëpinë e saj dje kur persona të armatosur e kanë vrarë me armë zjarri.

Nëna e saj, e cila ishte së bashku me të, është plagosur. Deri më tash asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin. Mehmood, e cila ka qenë drejtoreshë e fondacionit bamirës “Kati i Dytë”, shpesh herë është kërcënuar me vrasje.

Kjo organizatë posedonte një kafiteri dhe një dyqan librash ku rregullisht janë mbajtur diskutime rreth të drejtave të njeriut. Sulmi ka ndodhur pak pasi Mehmood ka organizuar një diskutim rreth abuzimeve me të drejtat e njeriut në krahinën e trazuar të Baloçistanit.

Ky diskutim fillimisht ishte paraparë që të organizohet në universitetin e Lahores, mirëpo autoritetet e patën bllokuar këtë mundësi, raportojnë mediat pakistaneze./REL/

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit