5 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Gjeologët amerikanë parashikojnë tjetër tërmet në Turqi

Kanë kaluar më shumë se dy muaj nga tërmetet e fuqishme që vranë mijëra njerëz në Turqi e Siri dhe tani, një grup ekspertësh thonë se mund të ketë një tjetër tërmet të ngjashëm. Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC), i botuar në revistën “Seismica”, një pjesë e thyerjes ka mbetur e bllokuar.

Një sinjal që tregon se kur fërkimi rritet, thyerja mund të çojë në tërmete të reja kur të ulet. Gjeofizikani i USC, Sylvain Barbot, së bashku me studiues të tjerë, dokumentuan, falë sensorëve në distancë, tërmetin që më 6 shkurt vrau më shumë se 50.000 njerëz në Turqinë lindore.

“Ne e dimë pak më mirë se për çfarë të përgatitemi. Nuk e dimë momentin, por e dimë se ku mund të ndodhë”, tha Barbot në një deklaratë të USC.

“Ne kemi këtë rajon, distriktin Pütürge, ku mund të presim një tërmet me magnitudë 6,8. Popullsia duhet të përgatitet për këtë”, përfundon Barbot.

Më Shumë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër mban takimin e dytë publik

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nesër do të mbajë takimin e dytë publik me qytetarët. Takimi  do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve...

Serie A i jep fund historisë: Topi i kuq largohet përgjithmonë nga kampionati italian

Serie A pritet t’i japë fund përdorimit të topit të kuq, një element historik i kampionatit italian që përdorej në ndeshjet e zhvilluara në...

Lajmet e Fundit