14.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Shtator, 2021

Gjermani: Sa kushton përmbytja e shekullit?

Të mërkurën (21.07), qeveria gjermane do të merret me paketën e parë të ndihmave për viktimat e përmbytjes. Por është ende e paqartë çfarë shkatërrimesh ka shkaktuar shiu dhe përmbytja. Detajet e para janë marramendëse.

Ka shtëpi në Ahr ose Eifel që janë zhdukur krejt. Janë marrë me vete nga uji. Pak nga pak është duke u parë sa prej këtyre shtëpive janë zhdukur dhe sa ekzistojnë ende po janë shkatërruar deri në themel. Dhe çfarë kanë shtëpitë brenda. Në vendin e quajtur Ahrweiler, ujërat e përmbytjes morën me vete tavolina, karrige, dollapë që notuan nëpër rrugë, pajisje hotelesh që përfunduan në llum.

Lexo Edhe:

U prezantua si blerës, por në fund vodhi Mercedes-in

Qindra ndërtesa janë prishur, thotë administratori i rrethit në Ahrweiler. Jo të gjithë kanë bërë sigurimin e shtëpive. “Shumë njerëz këtu kanë humbur gjithçka,” thotë Jürgen Pföhler. Por çfarë vlere ka kjo gjithçkaja?

Nëpër fabrika është e lehtë të nxirret vlera në shifra. Në Bad Neuenahr në landin e Renanisë – Palatinate ndodhet një fabrikë e furnizuesit të automjeteve ZF. Aty punojnë 280 vetë. Prodhimi ka muaj që është pezulluar. Prej përmbytjes janë mbushur me ujë sallat e prodhimit dhe magazinimit. Uji në fabrikë arriti nivelin 2 metra, thuhet nga ZF. 12 makina dhe një kamion kampingu i morrën me vete nga uji, ambientet u shkatërruan, dyshemeja u mbulua nga një shtresë e trashë balte.

“Shkatërrim komplet”

Ndërkohë bëhen të ditura informacione të tjera për firmat dhe humbjet që ato kanë pasur. Kompleksi i dyqaneve Factory-Outlet-Center në Bad Münstereifel me 50 dyqane është zhdukur praktikisht, thonë reporterët. Hoteli Dorint në Bad Neuenahr: “është shkatërruar komplet “, thotë manaxheri Jörg T. Böckeler. Uji mbërriti deri në katin e dytë. Në Leverkuzen, u mbyll klinika me 2500 të punësuar për shkak të dëmeve të mëdha në furnizimin me energji elektrike.

Shtëpi dhe fabrika janë dëmtuar, infrastruktura është shkatërruar. Por çfarë do të thotë infrastrukturë?

Të parat në infrastrukturë janë rrugët dhe trenat. Sipas vlerësimeve të para të situatës, njoftoi ndërmarrja gjermane e hekurudhave, Deutsche Bahn tregon se: Hekurudha në rajon janë dëmtuar shumë në një distancë prej 600 kilometrash. Këtu bëjnë pjesë shinat, teknika e sinjaleve, urat, kutitë e sinjaleve. Në 80 stacione dhe pika qëndrimi ka dëme nga uji, balta dhe llumrat. Të paktën 20 lokomotiva dhe trena kanë dalë nga përdorimi për disa muaj.

Në Luginën e Ahr-it trenat rajonale nuk udhëtojnë dot aktualisht. Në Luginë janë prishur shtatë ura hekurudhore dhe 20 nga 29 kilometrat e shinave, thotë ndërmarrja e trenave rajonalë. Segmenti i Eifelit nga Triri në Këln është bllokuar komplet.

Rrugët e shkatërruara dhe urat e rrëzuara do e bllokojnë qarkullimin për një kohë të gjatë. Pavarësisht se në shumë vende rrugët janë pastruar nga llumi dhe rrënojat.

“Ujë të ftohtë, banesa të ftohta”

Deutschland Unwetter Bad Münstereifel nachher

Shumë nga riparimet kërkojnë kohë. Furnizuesi i rrjetit Mittelrhein, paralajmëroi se furnizimi me gaz në rrethin e Ahrvajlerit (Ahrweiler), kërkon muaj që të vihet në funksionim. „Tubat e gazit janë shkatërruar komplet,” tha zëdhënësi i firmës, Marcelo Peerenboom. Disa kilometra tucacione duhen vendosur sërish nga e para. „Kjo do të zgjasë javë ose muaj të tërë. Që do të thotë se qytetarët do të kenë ujë të ftohtë dhe banesa të ftohta edhe kur të vijë sezoni i dimrit.”
Në zonat e përmbytura celulari apo telefonia fikse nuk funksionoi për ditë me radhë. Uji morri me vete stacionet e telefonisë mobile dhe kutizat e shpërndarjes së telefonit fiks. Kompania Deutsche Telekom dhe ajo Vodafone ngritën gjatë fundjavës në Eifel, stacione mobile antenash dhe pjesë zëvendësuese me transportues të rëndë, kostot për këtë nuk janë dhënë ende.

“Forca kombëtare”

Llogaritë po bëhen kudo. Kompanitë e sigurimit do të japin vlerësimet e para në mes të javës. Në ministrinë e transportit një grup pune është mbledhur për të folur për riparimin e urave, shinave, rrugëve dhe antenave të prishura. Vetëm për ndërmarrjen e hekurudhave Deutschen Bahn dhe për rrugët, Federata duhet të japë të paktën 2 miliardë euro, thuhet në rrethet qeveritare. Ministri i financave Olaf Scholz foli për “demostrim të forcës kombëtare”, që duhet ndjekur tani me ndihma të menjëhershme prej 400 milionë eurosh. Ato duhet të jenë në dispozicion që tani në muajin korrik.

“Mbas përmbytjeve në Elbë në vitin 2002, u deshën tre vjet për të riparuar dëmet e mëdha, dhe pesë vjet deri sa zonat e përmbytura filluan të dukeshin sërish në rregull,” tha Reinhardt Quast, president i Shoqatës qendrore të ndërtuesve gjermanë.

Përmbytjet e viteve 2002 dhe 2013, janë përdorur gjithnjë si pika referimi për të bërë vlerësime të katastrofave. Pas ndihmave të menjëhershme, Federata dhe landet vunë në atë kohë në dispozicion tetë miliardë euro. Por kriza aktuale ia kalon atyre të mëparshmeve. Shifra e njerëzve që kanë humbur jetën e bën këtë të qartë: 164 të vdekur në zonën e katastrofës. Kjo shifër nuk do të mbesë kaq, sepse viktima të tjera nuk janë gjendur ende. Forcat e shpëtimit janë duke kërkuar ende për të humburit.

Më Shumë

KQZ publikon listën e kandidatëve të certifikuar për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas certifikimit të grupit të fundit të kandidatëve, në përputhje me paragrafin 29.7 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, ka...

Ky është numri i pacientëve me Covid të shtrirë në spitalin e Prizrenit

1233 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1115 janë të...

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës ndaj Greqisë

Kosova do të përballet me Greqinë në ndeshjen e katërt kualifikuese të Grupit B për Kupën e Botës. Pas dy humbjeve radhazi, Dardanët janë rikthyer...

Koha kur do të hapet sot linku për termine në Ambasadën e Gjermanisë

Sot pritet të hapet linku për termine për viza pune në Ambasadën Gjermane në Kosovë. Ambasada ka njoftuar se lista e pritjes për caktimin e...

Marina Vjollca publikon foto të tjera me barkun e rrumbullakosur

Çifti i njohur i skenës shqiptare, Marina Vjollca dhe Getoar Selimin, janë duke i shijuar pushimet së bashku. Ditë më parë, moderatorja e bukur dhe...

Ambasada e Gjermanisë ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që duan të punojnë atje

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dalë me një njoftim të ri rreth caktimit të termineve për viza pune. Përmes një postimi në faqen zyrtare,...

Totaj i PDK-së për shtyrjen e zgjedhjeve: VV-ja po frikësohet se do të humb në shumicën e komunave

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Shaqir Totaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka...

Lulzim Basha përballet sot me Sali Berishën

Kthimi i opozitës në Parlament në seancën e sotme nuk do të jetë i zakontë. Për herë të parë në historinë politike të Partisë...

MSh-ja njofton se qendrat e vaksinimit do të punojnë edhe të dielën

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, në veçanti shtatzënave meqë theksojnë se nuk ka dëshmi shkencore që vaksinimi ka...

Pse tradhtojnë meshkujt dhe si të reagoni në këto raste

Rreth një në pesë burra pranojnë se kanë tradhtuar partneren e tyre, sipas një studimi nga “The Sun”, dhe tetë për qind prej tyre...

Ndalohet mbajtja e një ahengu në Prizren

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar, Zyra Regjionale Prizren  ka   ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ngritjes se zbatimit...

Iku për t’u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe pas avancimit të talebanëve, ish-presidenti i Afganistanit i kërkon falje popullit

Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani, i ka kërkuar falje popullit të Afganistanit pasi iku për t’u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe. “Largimi nga Kabuli ishte...

24 policë kanë vdekur nga Covid-19, Sveçla bën të ditur se janë vaksinuar rreth 8 mijë pjesëtarë

Me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës  është mbajtur ceremoni solemne për nder të shënimit të kësaj dite, raporton Ekonomia Online. Fillimisht...

Kjo moderatore do jetë banorja e parë e “Big Brother Vip”?

Moderatorja e njohur shqiptare Lei Kraja u largua disa muaj më parë nga “Digitalb”, kjo lëvizje i habiti të gjithë pasi ishte vendi në...

Prizren, blenë gjësende në market me para të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një market në Prizren, një person dyshohet se ka blerë gjësende me para të falsifikuar, raporton PrizrenPress Njësitë...

Vdes edhe një i ri nga COVID-19 në Suharekë

Infektimi me COVID-19, po ua merr jetën shumë personave, ndër ta edhe shumë persovae të moshës së re, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë ditës së sotme...

Lajmet e Fundit