11.2 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Gjermania dhe Franca injorojnë OBSH-në, do ta japin dozën e tretë të vaksinës

Gjermania dhe Franca duket se kanë injoruar vendimin e OBSH dhe do të vijojnë me dhënien e dozës së tretë të vaksinës për Covid 19 nga shtatori.

Ndërkohë Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka bërë apel që të mos çohet përpara ky plan derisa të vaksinohet një pjesë tjetër e popullsisë së planetit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Franca është duke punuar për ta dhënë dozën e tretë të vaksinës për të moshuarit dhe personat e ndjeshëm nga shtatori.

“Ka gjasë që doza e tretë do të jetë e nevojshme, jo për të gjithë menjëherë, por për çdo rast për ata që janë më të ndjeshmit dhe më të moshuarit”, ka thënë presidenti francez në llogarinë e tij në Instagram.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë tha se synon që dozën e tretë t’ua japë personave të moshuar dhe banorëve të shtëpive të kujdesit duke filluar nga shtatori.

Vetëm një ditë më parë, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje që të mbahen pezull planet për dozën e tretë deri në fund të shtatorit, duke thënë se është e papranueshme që shtetet e pasura të shfrytëzojnë më shumë vaksina.

“E kuptoj shqetësimin e të gjitha qeverive për t’i mbrojtur popujt e tyre nga varianti Delta, por nuk mund të pranojmë që shtetet që tashmë e kanë përdorur shumicën e dozave globale të përdorin edhe më shumë”, është shprehur ndër të tjera ai.

Gjermania e kundërshtoi këtë akuzë, duke thënë se do të dhurojë së paku 30 milionë doza për shtetet më të varfra.

Më Shumë

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh të Suharekës: Serbia kreu spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh, tha se ajo çfarë ka ndodhur para...

Lajmet e Fundit