5.2 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Gjimnazi “Gjon Buzuku” shënoi datëlindjen

Me një manifestim solemn është shënuar dita e gjimnazit ” Gjon Buzuku” në Prizren, si dhe është përuruar kabineti i fizikës, donacion nga qeveria e Bullgarisë.

Pjesë e këtij manifestimi ishin nxënës, stafi dhe drejtues të gjimnazit, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj me bashkëpunëtorë si dhe ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë, Hristo Gudjev.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

U.d i drejtorit të gjimnazit, Jeronim Susuri, tha se ky institucion arsimor po e kremton edhe një vit të suksesshëm të funksionimit që po kurorëzohet me sukseset e nxënësve në gara të ndryshme dhe falënderoi qeverinë bullgare e cila ka vazhduar me mbështetjen e saj për këtë institucion, për hapjen edhe të kabinetit të fizikës.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vlerësoi lartë punën që bëhet në këtë institucion në arsimimin dhe edukimin e të rinjve, duke premtuar mbështetje që sukseset të jenë në vazhdimësi.

Ambasadori i Bullgarisë në vendin tonë, Hristo Gudjev, tha se ndjehet tejet i lumtur që shteti i tij po e ndihmon përmes projekteve të ndryshme këtë institucion të suksesshëm edukativo- arsimor.

Edhe drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj- Gutaj, pati fjalë miradie për gjimnazin, dhe gjithashtu ofroi mbështetje që bashkë me kryetarin e komunës do t’i japin institucioneve shkollore e në veçanti gjimnazit ” Gjon Buzuku”.

Në kuadër të këtij manifestimi është shfaqur edhe një program i pasur kulturo- artistik nga nxënësit e gjimnazit në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre, ndërsa gjithashtu është bërë edhe përurimi i kabinetit të fizikës, donacion nga qeveria e Bullgarisë në shumë prej 15 mijë eurove./TV Prizreni/

Më Shumë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 80-vjeçari të zhdukur në Rahovec

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga zona e Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë...

Gjendet mjet shpërthyes në një oborr në Rahovec

Një person në Rahovec ka njoftuar policin se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes teksa po pastronte oborrin e shtëpisë së tij. Sipas...

Lajmet e Fundit