Ritmet e tupanëve dhe hapat e valleve burimore kanë nisur të ushtojnë në Gjonaj të Hasit. Shoqëria Kulturo-Artistike “Malësori” ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve për edicionin e 37-të të festivalit prestigjioz “Hasi Jehon”, i cili këtë vit do të mbahet në datat 1, 2 dhe 3 maj.
Për të parë nga afër ecurinë e provave intensive, Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren, Ajlin Shishko, vizitoi ambientet e shoqërisë.
“Ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore, por një shtyllë e gjallë e trashëgimisë sonë kombëtare. Komuna e Prizrenit do të jetë gjithmonë krah organizimeve të tilla që jo vetëm ruajnë, por edhe promovojnë vlerat tona identitare”, u shpreh drejtoresha Shishko, transmeton TV Prizreni.
Kryetari i SHKA “Malësori”, Haziz Hodaj, tregoi se përgatitjet kanë filluar që prej dy muajsh.
“Kemi dy muaj që punojmë pa ndalë. Përkushtimi i anëtarëve është maksimal sepse qëllimi ynë i përbashkët është të sjellim një prezantim sa më dinjitoz përpara publikut tonë besnik”, tregoi Hodaj.

Nën vëzhgimin e rreptë të koreografit të mirënjohur, Dilaver Kryeziu, valltarët po realizojnë provat e tyre.
“Ruajtja e valleve tradicionale kërkon disiplinë dhe punë të pandërprerë. Jam i impresionuar me vullnetin e të rinjve të kësaj shoqërie për të mbajtur gjallë origjinalitetin tonë”, tha Kryeziu.
Në këtë vizitë mori pjesë edhe kuvendari i LDK-së, Astrit Temaj, i cili kërkoi që mbështetja për këtë pasuri kulturore të jetë e vazhdueshme:
Festivali “Hasi Jehon” mbetet një nga ngjarjet më vitale kulturore në Kosovë, duke shërbyer si pikëtakim për artistë dhe dashamirë të folklorit nga të gjitha trevat shqiptare./PrizrenPress.com/
Marketing
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
