9 C
Prizren
E premte, 24 Janar, 2025

Gjoshi: Do t’i shkojmë deri në fund betejës për Prizrenin

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se ata do t’i shkojnë deri në fund betejës për Prizrenin, ku kjo parti ka kërkuar rivotim për shkak të parregullsive në procesin zgjedhor që ata pohojnë të kenë ndodhur, njofton Klan Kosova.

Gjoshi ka kërkuar që vullneti i votuesve të shkojë në vendin e duhur, ndërsa tha se do ta pranojnë çdo verdikt në fund të procesit, varësisht prej fakteve që do t’i ketë PZAP-i, dhe faktet që ata ua kanë prezantuar PZAP-it.

Sipas Gjoshit, zgjidhja e vetme është që vullneti i qytetarëve të shkojë në vend përmes rivotimit.

“Do t’i shkojmë deri në fund betejës ligjore për Prizrenin dhe për të çuar të drejtën në vend”.

Gjoshi insiston se Partia Demokratike i ka kontribuar pozitivisht procesit zgjedhor në Kosovë, por i ankua se po tentohet që, siç tha ai, me pazare dhe marrëveshje jo të dinjitetshme të devijohet vullneti i votuesve në rundet e dyta. Ai shtoi se nuk është legjitimitet ajo që po ndodhë në rundin e dytë.

Pa marrë parasysh pozicionet në të cilat kanë qenë, Gjoshi insistoi se, sipas tij, Partia Demokratike gjithmonë ka kontribuar që procesi zgjedhor të shkojë si është më së miri.

Ndërkaq për komunat në të cilat kanë pasur dyshime të bazuara, ata thanë se i kanë shpalosur këto dyshime.

“Edhe kësaj radhe nëse ka drejtësi do të ketë përsëritje të zgjedhjeve në disa komuna të Kosovës”, përfundoi Gjoshi.

Më Shumë

109 vjet nga vrasja e Isa Boletinit

  Isa Boletini, udhëhoqi forcat kryengritëse për çlirim nga pushtuesi Osman më 1912, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, e...

Themelohet Shoqata e Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës

Për herë të parë është themeluar Shoqata e Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës. Në mbledhjen e mbajtur në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës...

Lajmet e Fundit