10.7 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Gjykata e Prizrenit ia vazhdon paraburgimin Dibran Hoxhës dhe pesë të dyshuarve të tjerë

Gjykata e Prizrenit ia ka vazhduar paraburgimin Dibran Hoxhës dhe pesë të dyshuarve të tjerë për rastin e vrasjes së 31-vjeçarit nga Kukësi.

Në orët e para të 3 janarit, në lokalin “Kobra City”, ka ndodhur një incident gjatë të cilit ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë një i ri nga Kukësi ka mbetur i vdekur e një tjetër i plagosur.

Dibran Hoxha dyshohet për veprat penale vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe manipulim me prova.

Të dyshuarit e tjerë, shokët e Hoxhës, Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahu, po dyshohen për veprën penale pjesëmarrja në rrahje.

Ndërsa, Roland Susuri është i dyshuari i shtatë i cili u arrestua dhe dërgua në paraburgim lidhur me rastin e vrasjes së 31-vjeçarit në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Susuri, që punonte kamerier në lokal, po dyshohet se ka fshehur provat duke zhdukur pamjet nga kamerat e sigurisë ditën që ka ndodhur vrasja.

Ai po ashtu dyshohet se ka fshehur edhe armën dhe telefonin e të dyshuarit kryesor për këtë vrasje, Dibran Hoxhës.

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Golden Eagle Ylli arrin marrëveshje me lituanezin Donatas Sabeckis

Golden Eagle Ylli po vazhdon me përforcime para fazës finale në basketbollin kosovar. Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, therandasit kanë arritur marrëveshje me transferin...

Lajmet e Fundit