1.1 C
Prizren
E shtunë, 3 Janar, 2026

Gjykata e tenderëve anulon për të dytën herë “fituesin” për Hartën Zonale të Rahovecit

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka njoftuar se aktiviteti i prokurimit për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit duhet të rivlerësohet bazuar në rekomandimet e dhëna nga eksperti shqyrtues, shkruan sot Koha Ditore.

Paneli shqyrtues i këtij organi ka kërkuar që në afatin prej 10 ditësh të informohet nga zyrtarët komunalë rreth zbatimit të rekomandimit të ekspertit shqyrtues të paraqitura për këtë lëndë.

Në këtë njoftim, OSHP-ja ka bërë të ditur se operatori ekonomik “Insi” dhe operatori ekonomik “Infra Plus” kanë paraqitur ankesa të ndara kundër njoftimit për anulim të aktivitetit të prokurimit me titull “Hartimi i hartës zonale të Komunës së Rahovecit”, të iniciuar nga Komuna e Rahovecit, me pretendimet se autoriteti kontraktues nuk i ka respektuar në tërësi dispozitat e Ligjit për Prokurimin Publik…/

Më Shumë

Një i plagosur gjatë konfliktit mes disa personave në Suharekë

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përlesheje mes disa personave mesditën e sotme në Duhël të Suharekës. Lajmin për tëvë1.info e...

Prizreni, Dragashi, Rahoveci, Malisheva, Suhareka… mund të mbesin në terr për festë

KEDS ka bërë të ditur se për festën e ndërrimit të vitit 2025-2026 janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nga aspekti organizativ, teknik...

Lajmet e Fundit