9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Gjykata Kushtetuese shpërblen kundërligjshëm anëtarët e saj

GjykataKushtetuese e KosovesInstitucioni më i lartë i kontrollit mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, Gjykata Kushtetuese e Kosovës (GJKK) ka shkelur rregullat financiare të thesarit me rastin e shpërblimit të anëtarëve të saj në dy komisione të brendshme. Raporti i Auditorit të Përgjithshëm vë në pah se ky institucion ka shpërblyer kundërligjshëm anëtarët e saj për punën që kanë bërë.

“GJKK, kishte ekzekutuar pagesa për grupet e brendshme punuese për aktivitete të kryera gjatë orarit të rregullt të punës. Njëri grup punues ishte themeluar për monitorimin e ekzekutimit të vendimeve të GJKK-së, ndërsa tjetri për bashkëpunim ndërkombëtar të GJKK-së. Të dyja grupet punuese i kishin nga pesë anëtar. Pagesa për këto grupe punuese për periudhën dy mujore ishte në vlerë 3,200 euro”, thuhet në raportin e auditorit.

Sipas rregullës financiare nr. 01/2013/MF për shpenzimin e parave publike, pagesat për komisionet e brendshme për punë e bërë gjatë orarit të rregullt të punës nuk janë të lejueshme. Lidhur me këtë çështje, auditori vlerëson këtë si rrezik ngase shpenzimet e shkaktuara, të cilat nuk janë në pajtueshmëri me rregullat e financiare të thesarit mund të kenë efekte financiare për buxhetin e GJKK-së. Kjo mund të shkaktojë kosto shtesë për buxhetin e tyre./tribuna/

Më Shumë

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Lajmet e Fundit