12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Gjykatë për drejtësinë e mohuar

Gjykata-peshorjaPritet t’iu hiqet pluhuri dosjeve të shumë vrasjeve që ndodhën menjëherë pas luftës, të cilat drejtësia kosovare kurrë nuk i ndriçoi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjykata Speciale mund t’i trajtojë edhe ato, ndonëse sebep për krijimin e saj është bërë raporti i senatorit Dick Marty, në të cilin janë listuar një mori krimesh që pretendohet t’i ketë kryer Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

Brishtësia e drejtësisë kosovare ka qenë shkak i krijimit të Gjykatës më të re me seli formale në Prishtinë, e që faktikisht do të funksionojë në Hagë të Holandës.

Katër vjet më parë, tek fliste për pretendimet e tij që e implikonin UÇK-në në krime, senatori Marty kishte shprehur një brengë: si të mbroheshin dëshmitarët. Besim nuk kishte as në dy misione ndërkombëtare të vendosura prej pasluftës në Kosovë.

Ky raportues i Këshillit të Evropës, atëkohë kishte deklaruar se nuk do të jepte kurrfarë informatash të ndjeshme, siç janë identiteti i dëshmitarëve dhe deklaratat e tyre, derisa nuk do të kishte “garanci absolute” se informatat do të mbeteshin sekrete.

Marty, autor i raportit që flet edhe për trafikim organesh njerëzore në Kosovë, pati konstatuar paaftësinë e dy misioneve ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK-u dhe EULEX-i, për t’i zhvilluar instrumentet për zbatimin e hetimeve të ndjeshme, siç janë mbrojtja e dëshmitarëve, apo pengimi i rrjedhjes së informatave.

Prandaj, me pretendimet e tij është marrë dikush tjetër – Task Forca Hetimore Speciale (SITF) e themeluar në 2011-n nga Këshilli i Bashkimit Evropian. SITF-i ka pasur mandat për të hetuar, e edhe ndjekur penalisht individët për krimet e pretenduara në raport…

Më Shumë

Selmanaj synon shtrirjen e LDK-së në çdo familje të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje te të gjithë anëtarët e partisë që të bashkohen për...

Mirlind Daku flet për herë të parë: E kam pritur ftesën nga Kombëtarja, por është vendim i Sylvinhos

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur me humbje vitin 2024, pasi u mund në miqësoren e parë për këtë muaj nga Kili me rezultat...

Lajmet e Fundit