Merkel kërkon shpërndarje të ‘drejtë’ të emigrantëve në vendet e BE-së

Merkel-kancelarja gjermaneDuke marrë shkas nga emigrimi aktual masiv nga Kosova, kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për një shpërndarje të drejtë të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian.

Situata e refugjatëve në BE është “shumë e pakënaqshme”, tha Merkel në publikimin videos javore, këtë të shtunë.Evropa duhet t’u “ofrojnë refugjatëve kushte të arsyeshme, në vendet e tyre, kur ata arrijnë atje”, vazhdoi Merkel, transmeton lajmi.net.

Pra, ajo theksoi nevojën për “të zhvilluar një ofrim të kushteve në nivel të njejët në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian” për marrjen dhe mbështetjen e individëve.

Gjermania, kohëve të fundit po përballet me një eksod masiv të emigrantëve kosovarë, por edhe të atyre nga zonat e luftës, siç janë Siria, Iraku e Afganistani.

Vetëm në fillim të këtij viti, llogaritet se në Gjermani kanë hyrë rreth 18 mijë kosovarë.

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Lajmet e Fundit