13.2 C
Prizren
E martë, 23 Shtator, 2025

Gjykimi për grabitjen në Rahovec, të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë

Edmond Limanaxhiu dhe Halit Korenica, të akuzuar për grabitje u deklaruan të pafajshëm para Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Pas leximit të aktakuzës, të pyetur nga gjyqtari Gëzim Pozhegu lidhur me fajësinë, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.

“Jo”, thanë të akuzuarit Edmond dhe Halit.

Aktakuza e prokurorit Agron Matjani, e ngarkon Edmond Limanaxhiu dhe Halit Korenica për veprën penale të grabitjes në bashkëkryerje, të kryer në qershor të 2018-ës, në Rahovec.

Prokurori Matjani tha se dy të akuzuarit Edmond Limanaxhiu dhe Halit Korenica bashkë me të miturin J.Sh., duke përdorur forcën fizike kanë sulmuar të dëmtuarin Denis Krasniqi.

“Derisa i dëmtuari Denis Krasniqi ka qenë duke ecur, i akuzuari Edmond Limanaxhiu e ka ndalur dhe e ka kapur për fyti, ndërsa i akuzuari Halit Korenica nën kërcënimin e një thike e ka gërvishtur në këmbën e majtë, e pastaj e kanë goditur me boksa, shqelma e shuplaka”, tha prokurori Agron Matjani.

Aktakuza shpjegon se i akuzuari Edmond Limanaxhiu, kishte marrë nga xhepi i të dëmtuarit Denis Krasniqi një Iphone 5-s, një pako cigare dhe 4 euro, e më pas ishin larguar.

Të pranishëm në sallë të gjykimit ishin edhe mbrojtësit e të akuzuarve avokatët Agim Haraçia dhe Prenk Pepaj, të caktuar sipas detyrës zyrtare, por jo edhe i dëmtuari Denis Krasniqi.

Mbrojtja e të akuzuarve deri më 11 Janar, kanë afat të bëjnë kundërshtimet e aktakuzës.

Më Shumë

“InHUMAN” ndez skenën e Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren solli mbrëmë premierën e shfaqjes “InHUMAN”, një produksion që ofron një eksperiencë teatrale të thellë dhe reflektuese...

“Uji, kanalizimi – Parkingjet – Unaza e qytetit”/ Selmanaj flet në detaje për planet e tij për Prizrenin

Kandidati i LDK’së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj ka folur në detaje për planet e tij për këtë komunë, ku ka përmendur problemet...

Lajmet e Fundit