Glauk Konjufca: Jam i bindur që me votat e diasporës VV e kalon 50%

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Galuk Konjufca, në emisionin DPT te Fidani në T7, është shprehur i bindur se partia e tij e kalon 50% e votave kur të numërohen edhe votat e diasporës, shkruan Express.

“Unë jam i bindur që me votat e diasporës kalon 50%”, është shprehur Konjufca.

Megjithatë, Konjufac e konsideron sukses edhe nëse VV’ja nuk e kalon këtë më shumë se gjysmën e përqindjes.

“Por edhe nëse nuk kalon, rreth 50% është pothuajse gjysma e popullatës së Kosovës”, thotë Konjufca.

Ai gjithashtu tha se kur kuptohet se pothuajse cdo i dyti qytetar e ka votuar VV’në, kjo është një arritje e jashtëzakonshme sipas tij.

“Kur e kupton që cdo i dyti qytetar e ka votuar VV’në, është një arritje e jashtëzakonshme”, shtoi Konjufca./Express/

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Lajmet e Fundit