3.9 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Grabovci: Mos e dashtë Zoti të ketë përplasje

AdemGrabovci6-05Vendimi i fundit i Kryesisë së Kuvendit se ulëset e mesit i takojnë Koalicionit Opozitar LDK-AAK-Nisma, ka tendosur edhe më shumë situatën mes dy blloqeve edhe ashtu të tensionuar që pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve.

Përfaqësues të PDK-së thonë se ulëset qendrore në sallën e Kuvendit i takojnë Grupit më të madh parlamentar, i cili ka dalë nga zgjedhjet nacionale të qershorit. Ata presin që oponentët e tyre të respektojnë vullnetin e qytetarëve.

Nënkryetari i kësaj partie, Adem Grabovci, deklaron për Politiko.net se çështja e pozicionimit të deputetëve në sallë nuk është fontanë dëshirash.

“Mund të shkojnë të kërkojnë ndonjë emision për fontanë dëshirash, por këtu është vullneti i qytetarit të Kosovës që përcakton dhe vendos”, ka thënë ai. “Mos e dashtë Zoti që të ketë përplasje. Qytetarët kërkojnë stabilitet, siguri, zhvillim dhe mirëqenie”.

Ai thotë se KQZ e ka radhitur PDK-në partinë që ka fituar në zgjedhje, prandaj thotë se “me Rregulloren e Kuvendit dhe me dhe ligjet në fuqi, të cilat i ka aprovuar po ajo fuqi, ballina i takon PDK-së dhe koalicionit të saj parazgjedhor”.

Në bazë të vendimit përfundimtar të Kryesisë së Kuvendit, e cila ka rrjedh sot në media, thuhet se deputetët e PDK-së do të ulen në anën e majtë të sallës. /politiko.net/

Më Shumë

Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Dragash

Në Dragash është hapur sot zyra e re e Postës së Kosovës.Zyra është vendosur në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Menaxheri i Postës...

Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

Tashmë kur jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdon ta shfrytëzojë pozicionin për...

Lajmet e Fundit