17.8 C
Prizren
E martë, 3 Tetor, 2023

Greva vazhdon

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar se greva e mësimdhënësve do të vazhdojë edhe më tutje. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë për ta ndërruar qasjen ndaj sindikalistëve në mënyrë që të bisedohet për realizimin e kërkesave të tyre legjitime.

 

“Në vend të dialogut Qeveria në përgjithësi po humb kohë dhe orë duke shëtitur nëpër komuna dhe duke vizituar ndonjë shkollë. Mësimdhënësit kanë treguar unitetin dhe greva do të vazhdojë, fatkeqësisht në mungesë të gatishmërisë së qeverisë për të gjetur një zgjidhje me përfaqësuesit e Sindikatës”, ka thënë Jasharaj, në konferencë për media, në të cilën morën pjesë edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë (SPASh), Nevrus Kaptelli, si dhe nënkryetari i Sindikatës së Arsimit të Maqedonisë Veriore (SONK), Tafa Ameti.

“Rrugëtimi ynë që të mos vijmë deri në këtë pozitë ka filluar muaj më parë. Ne kemi bërë shumë lutje e shkresa për dialog. Qeveria ka pasur kohë deri më 1 shtator, por nuk bëri asnjë veprim. Ata po harxhojnë kohë duke shkuar nëpër komuna. I vetmi fajtor për grevën është Qeveria. Jemi në pritje për dialog”, ka shtuar Jasharaj.

Ai tutje ka theksuar se deklaratat e Qeverisë se po shkelen të drejtat e nxënësve nuk qëndrojnë. “Ne nuk po e shkelim të drejtën e nxënësve. Qeveria ka pasur 9 muaj kohë për t’i zbatuar kërkesat tona. Me kushtetutë është rregulluar edhe drejta e jonë sindikale. Nëse Kurti i do nxënësit në shkolla, le të ulet me ne”, ka nënvizuar kreu i SBASHK-ut.

Ndërkaq, Nevrus Kaptelli ka theksuar se ndodhen në Kosovë për të mbështetur SBASHK-un në kërkesat e tyre legjitime. “Jemi këtu për të mbeshturur vëllezërit tanë për kërkesat që i ka Sindikata e Arsimit. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç uljes në tavolinën e bisedimeve”, ka theksuar ai.

Mësimdhënësit kosovarë janë në grevë që nga 25 gushti, derisa kërkesa e tyre është që deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të ri të Pagave, atyre t’u paguhen nga 100 euro shtesë.

Policia amerikane arreston një të dyshuar për vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996

Policia amerikane ka akuzuar një ish-udhëheqës bande për vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996.I njohur si “legjenda e hip-hop-it”, i lindur në...

Arrestohet shoferi i një autobusi në Prizren – tentoi ta godiste inspektorin komunal

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti kishte tentuar ta godas me autobus inspektorin komunal të Prizrenit. “Është arrestuar...

Lajmet e Fundit