-4.2 C
Prizren
E martë, 25 Janar, 2022

Grindja për ndërrimin e orës në BE

Vetëm për shkak se rrezikon humbjen e besueshmërinë, BE duhet ta heqë ndërrimin e orës, që si çdo fund tetori erdhi edhe këtë vit. Pas tre vitesh konsultimesh e premtimesh, ka ardhur koha BE, mendon Bernd Riegert.

Kancelarja Angela Merkel pas 16 vjetësh menaxhim krizash të vazhdueshme u largua nga skena europiane me duartrokitje nga të gjithë koleget e kolegët në samitin e BE javën e shkuar. Por një krizë nuk e zgjidhi dot e ashtuquajtura “makineria e kompromisit” – ndërrimin e orës.

Këtë të dielë ky ritual vjen sërish. E gjithë BE e ndërron orën në orën e dimrit, duke e kthyer një orë pas.

Ndërrimi i orëve duhet hequr, e thanë qartë në një sondazh qytetaret e qytetarët e BE’së në një sondazh në vitin 2018. Komisioni dhe Parlamenti Europian e mbështetën këtë ide. Por Këshilli i BE’së, pra përfaqësia e 27 vendeve anëtare nuk mund bjerë në ujdi e kjo që nga viti 2019, kur filluan konsultimet. Angela Merkel dhe të tjerët në Këshillin e BE e injoruan këtë problem, dhe justifikoheshin me atë se duhet të kujdesemi njëherë për Brexit, për klimën, për Coronën e tema të tjera të rëndësishme.

Dyshim për aftësinë vepruese

Një justifikim i pavend, sepse këtu bëhet fjalë në fund të fundit për vullnetin e qytetarëve, dhe premtimin e qartë, para zgjedhjeve europiane 2019 për ta lënë pas ndërrimin e panevojshëm të orës.

E nuk duhet të jetë kaq e vështirë, mendojnë të gjithë ata që nuk kanë dijeni për burokracinë europiane dhe kompleksitetin e interesave të shteteve anëtare e as nuk duan të merren me to.

Disa vende duan të kenë përgjithmonë orën e verës, të tjerë duan të mos e lëvizin orën e dimrit.

Njëra palë thotë, se del drita shumë vonë, kurse pala tjetër, ankohet se errësohet shumë herët.

Në BE fillojnë e kthehen mbarë e mbrapsht tabela me kohën e daljes dhe largimit të yjeve.

Ata që kanë rezerva shprehen, se e parë nga ana gjeografike e gjithë Franca duhet të kalojë në një zonë tjetër kohore në perëndim.

Polonia po ashtu në një zonë më lindore. Disa eurodeputetë nuhasin ardhjen e kaosit me kohët e ndryshme dhe fundin e tregut të përbashkët europian, nëse çdo vend anëtar e vendos si të dojë orën.

Kjo sigurisht është e pakuptimtë, sepse në BE ora e verës dhe e dimrit është njësuar për të gjithë nga viti 2002. Edhe më parë kontinenti ka funksionuar.

Përralla e qendrës diktatoriale – Bruksel

Kjo zvarritje turpëruese e BE për një çështje të thjeshtë tregon në fakt problemet themelore të unionit edhe në mënyrën e veprimit me pandeminë, klimën, Kinën, shtetin ligjor në Poloni: Shtetet anëtarë përcaktojnë kryesisht se nga shkon rruga – nëse një ose dy prej tyre dalin kundër, asgjë nuk ecën përpara.

Nuk ka pra një qendër diktatoriale në Bruksel, si e fantazojnë populistët në Poloni dhe Hungari, që madje as gjëra kaq të thjeshta si ndërrimin e orës nuk e zgjidh dot vetë. Gjithmonë duhen kompromise dhe kohë, shumë kohë, që të arrihet një zgjidhje.

E parë nga jashtë kjo bukuri komplekse e BE e kësaj ore të madhe me emrin BE është irrituese, madje shumë problematike. Një komunitet, që pas tre vjet pallavrash nuk arrin të bjerë në ujdi për një ndërrim ore, do të luajë një rol të fuqishëm sovran në botë, do të ketë peshë politike në arenën e politikës ndërkombëtare dhe lidership? Qesharake! Ky ndërrim ore këtë të dielë duhet të jetë i fundit!

Por si thuhet, koha sjell këshill-a! Këtë herë duhet që Këshilli ta gjejë një zgjidhje, se ai është përgjegjës për këtë gjendje./DW

Më Shumë

Hajnat ia vjedhin armën një qytetari në Gjonaj të Hasit

Një qytetari nga fshati Gjonaj në Prizren, mbrëmë dyshohet se persona të panjohur ia kanë vjedhur një armë në shtëpinë e tij. Sipas Policisë, viktima...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një person ka vdekur në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, i njëjti jetonte vetëm dhe është gjetur nga të afërmit pa shenja jete. Në vendin...

”Le Monde” analizon veprën e Ismail Kadaresë

Kadare vjen i përkthyer në gjuhën frënge, nga violinisti i njohur, Tedi Papavrami.  Me botimin në frëngjisht të kësaj vepre të shkrimtarit shqiptar me famë...

Çifti “ngjiten” duke bërë seks, largohen me batanije nga banesa për në spital

Kjo ngjarje e rrallë ka ndodhur në një fshat të Afrikës. Siç shkruanin mediat lokale atje, ky nuk është fenomen edhe shumë i rrallë në...

Kush ishte Isa Boletini? Jeta dhe vepra e heroit kombëtar

Isa Boletini u lind më 15 janar të vitit 1864 në kullën e familjes në Boletin, pranë Mitrovicës, asokohe në sundimin e Perandorisë Osmane,i...

Benzema: Ai që kritikon Messin nuk di asgjë rreth futbollit

Karim Benzema ka dhënë disa komente lidhur me Lionel Messi, dikur rivalin e tij më të frikshëm. Ylli francez i Real Madrid, Karim Benzema po...

Bekim Jashari: Familja Jashari bëri rezistencë 45 minuta dhe zmbrapsi forcat elitare serbe

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me përfaqësues të OVL-UÇK-së kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Në 24 vjetorin e sulmit të dytë...

Shtohen rastet me COVID në Shqipëri, 6 humbje jete në 24 orë

Fluksi me raste të shtuara në valën e radhës të pandemisë së COVID-19 vijon në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit, gjashtë persona...

Hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese, nga ora 22:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve

Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese kundër coronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt. Me...

“Jep dorëheqje ose 60 plumba i ke në kokë”/ Duka e zbulon mesazhin që e mori pak para shpërthimit

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur përsëri për shpërthimin e tritolit të vendosur në banesën e tij. Duka tha se nuk...

IKSHPK: Vaksiohuni se Omicron po përhapet me intensitet të lartë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje sërish qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID-19. IKSHPK ka theksuar se varianti Omicron...

Nis protesta e kuksianëve në Morinë për ta kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës

Në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ka nisur protesta përmes së cilës qytetarët e Kukësit po e kundërshtojnë kufizimin e lëvizjes për qytetarët...

Arrestohen dy persona në Prizren, dyshohen se mashtruan me viza pune në agjencinë e tyre të punësimit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, nga muaji qershor i vitit 2021 ka qenë duke hetuar një rast të mashtrimit nga një agjenci...

Konfirmohen 3,206 raste me coronavirus në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 11.883 testime, 3,206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv...

KMDLNj: Kërkesa e ZRRE-së rrezikon mbijetesën e qytetarëve

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) po thonë se kërkesa e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për...

Mediumet ndërkombëtare shkruajnë për suksesin historik të Kiana Kryeziut

Kualifikimi historik i Kiana Kryeziut në Lojërat Olimpike ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Gjiganti mediatik, The Washington Post i ka kushtuar një artikull...

Lajmet e Fundit