5.2 C
Prizren
E martë, 17 Shkurt, 2026

Grupi synth-pop turk “Jakuzi” performon në Prizren

Tingujt e muzikës së tyre lënë shenjë në çështjen e dashurisë, tjetërsimit dhe zemërimit.

Qyteti i Prizrenit ishte destinacioni i radhës për grupin synth-pop turk “Jakuzi”, që interpretoi këngë nga albumi më i ri.

I themeluar para tre vjetësh, ky bend tashmë ka bërë vend të rëndësishëm në skenën e pavarur muzikore, raporton “Express” i KTV-së.

“Jakuzi”, tash më shumë se një muaj, e ka nisur turneun në Evropën Lindore për ta promovuar albumin “Hata Payi”.

Të njohur si avantgardët e Stambollit, katër muzikantët e “Jakuzit” i kanë vënë vetes qëllim ta ndryshojnë perceptimin ndërkombëtar të muzikës bashkëkohore turke.

“Kjo është hera e parë për ne në këtë qytet. Ndonëse pati pak audiencë ne prapë e shijuam performancën, dhe jemi të lumtur që jemi pranë publikut në Prizren. Ne sapo kemi lansuar albumin e ri muzikor i cili përmban melodi të zhanrit ‘new wave’, post-punk dhe krautrock. Në parim, ky album vjen si përmbledhje e eksperiencës personale të grupit. Energjinë që e pamë nga publiku këtu, do të na motivojë për performancat e tjera”, ka thënë Kutay Soycoak, vokalisti i grupit “Jakuzi”.

Kinemaja “Lumbardhi” në Prizren, sezonin pranveror muzikor e ka titulluar “Lumbardhi n’Behar”.

Programi “Lumbardhi n’Behar” do të përfundojë më 21 qershor të këtij viti.

Më Shumë

14 vjeçarja Sara Rexhaj shënon 55 pikë për 37 minuta lojë

Në ndeshjen e Ligës U14 te vajzat, ndërmjet KB Junior 06 nga Prizreni dhe KB Hyjneshat nga Prishtina, në qendër të vëmendjes ishte paraqitja...

Shpërthim dhe zjarr në një shtyllë elektrike në Prizren, pa të lënduar

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, në lagjen 'Xhemil Doda', në zonën e Shatërvanit, pasi paraprakisht është dëgjuar...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit