10.7 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Guardiola: Dua të mposht çdo kundërshtar

Pep Guardiola është tepër i karikuar për ndeshjen e nesërme kundër Real Madrid. Manchester City fitoi 1-2 ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” dhe është afër kalimit në çerekfinalet e Champions League.

Trajneri i ekipit anglez është një katalanas puro dhe përballë ekipit të Zidane e ka një “derbi”, duel që dëshiron ta fitojë për të vijuar rrugëtimin drejt mbërritjes në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

PËRBALLJA – “Ndeshja e parë është luajtur shumë kohë më parë, nesër do të jetë ndryshe. Luajmë në shtëpi, por pa tifozët tanë. Futbolli është një sport i njerëzve, lojtarët duan të luajnë në stadiume plot, por nuk është e mundur diçka e tillë në këto momente.

Në këtë kompeticion të kushton shtrenjtë çdo gabim, edhe pse ka raste kur duhet të duartrokasësh kundërshtarët. Jemi të vetëdijshëm se duhet të hedhim një tjetër hap përpara për t’u kualifikuar”.

REALI – “Unë jam tifoz i Barcelonës dhe jam ndeshur shumë herë në karrierë kundër Realit. Jam i përqendruar te ajo çfarë duhet të bëjmë për t’u kualifikuar në çerekfinale. Dua të fitoj ndaj çdo kundërshtari”.

BENZEMA – “Karim është i jashtëzakonshëm, një lojtar shumë i mirë. Kur isha te Barcelona të gjithë krahasoheshin me Messin. Për rreth 20 prej tyre më pyesnin nëse ishin si Messi, Benzema ishte njëri prej tyre”.

Më Shumë

Rinumërimi nxjerr në pah vjedhje edhe në Rahovec, kandidati i VV-së me 401 vota më pak

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është drejt përfundimit. Ky proces ka përfunduar plotësisht në 30 komuna dhe është duke...

Nga një muaj paraburgim për 15 “manipuluesit e votave” në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka nxjerrë vendim duke aprovuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 15 personave,...

Lajmet e Fundit