Gurra e Mazrekut!

Skënder Berisha

Këtu këndojnë shekujt
Nëpër gurgullimë flasin
Me mua me ty
Me të tjerët

Këtu lahen sytë
Dhe shërohen
Ejani përditë
Ejani

Dëgjoni zhurmërimën e vrushkujve
Që trokojnë si trokashka
Si patkonjtë e gjogut të bardhë

Me se ta shuaj etjen Drini
Thatë kur merr
Ai pi e pi
Te unë

Tash dimërisht më këndon
Se kështu e ka zakon
Palca ime e gurit

Rron rron rron
21 dhjetor 2023

Më Shumë

Totaj për ozurpimin e hapësirave publike në Prizren/ I ftojë pronarët e bizneseve t’i lirojnë ato

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se çështja e uzurpimit të hapësirave publike mbetet një ndër sfidat e vazhdueshme për komunën, duke theksuar se...

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit