20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Haaland tani, Mbappe verën tjetër: Reali projekton një sulm përrallor

Real Madrid ia ka dalë pothuajse gjithmonë të sigurojë shërbimet e atij futbollisti që i është vënë pas. Florentino Perez rrallë dështon në blerjen e më të mirëve dhe lajmet nga Spanja janë pozitive për tifozët e klubit të famshëm.

Zidane kërkon një qendërsulmues që premton gola. Largimi i Ronaldos ka krijuar një boshllëk, edhe pse Benzema shënon prej vitesh. Gjithsesi, francezi po “plaket” dhe nuk ka aftësinë për të marrë mbi shpinë sulmin e skuadrës, ndërsa Jovic dhe Mariano Diaz nuk plotësojnë dot pritshmëritë e Realit.

Objektivat e mëdha janë dy: Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Marca bën një analizë të situatës dhe raporton se norvegjezi është zgjedhja e parë për qendrën e sulmit. 19-vjeçari ka shënuar 40 gola këtë sezon dhe në klauzolën e përfshirë me Dortmundin lejohet largimi drejt një klubi të madh për vetëm 75 milion euro.

Shumë që Perez pritet ta paguajë me kënaqësi. Po Mbappe? Ylli francez do të transferohet në vitin 2021 në Madrid. Plani është i qartë, kontrata e 21-vjeçarit me PSG-në përfundon në vitin 2022. Sulmuesi do rezistojë, nuk do pranojë rinovimin dhe kampionët e Francës do të jenë të detyruar ta shesin verën e ardhshme, për të mos e humbur me parametra zero një vit më pas.

Më Shumë

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit