Hadergjonaj bëhet me skuadër të re, udhëton drejt këtij shteti për të nënshkruar

Florent Hadergjonaj pritet të rikthehet në futbollin turk, pas tetë muajve huazim.Mbrojtësi i Kosovës ishte i huazuar te Kasimpasa nga Huddersfield nga janari, teksa klubi nga Stambolli do ta rikthejë përsëri atë.

Ajansspor ka raportuar se Kasimpasa ka fituar garën për të nënshkruar me mbrojtësin kosovar.26-vjeçari gjatë ditës së sotme pritet të udhëtojë drejt Stambollit për të nënshkruar kontratën.Marrëveshja mes dy klubeve është arritur, por që nuk janë zbuluar detaje financiare nga mediet.

Hadergjonaj shkëlqeu pas huazimit te Kasimpasa nga janari ku zhvilloi 18 ndeshje me klubin nga Stambolli.Reprezentuesi kosovar u kërkua edhe nga skuadrat tjera turke si Fenerbahce e Besiktas, por në fund duket se e ka bindur oferta më e mirë e bardh e kaltërve të Kasimpasas.

Për Hadërgjonajn, Kasimpasa është klubi i katërt në karrierë, pasi më parë ka luajtur edhe për Young Boys Bern, Ingolstadt e Huddersfield.

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit