Hajdari : Prizreni është shembull për të gjitha komunat tjera

Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari sot prezantoi raportin katërvjeçar të kësaj drejtorie, ku njoftoi për reformat dhe projektet që janë realizuar gjatë këtij katërvjeçari në këtë drejtori.

Duke filluar me projektin e “Qendrës për Shërbime të Integruara”, Hajdari theksoi se me këtë projekt Komuna e Prizrenit është shembull dhe model për të gjitha komunat tjera.

Ai më tej bëri të ditur se përmes këtij projekti është mundësuar ofrimi i 220 shërbimeve në një vend, me 56 sportele e 60 zyrtarë, duke krijuar një ambient modern, gjithëpërfshirës dhe i qasshëm për të gjithë.

Osmani njoftoi për projektet që janë në përfundim e sipër, siç janë memorialet e martirëve të Korishës dhe të Krushës së Vogël, memoriali i heroit Adem Jashari dhe Besim Ndrecaj, renovimi i memorialeve në Kushnin, Nahec, Lez dhe Kojushë, si dhe rregullimi i varrezave të martirëve në Krushës të Vogël.

Më pas ai prezantoi projektet dhe investimet tjera që janë realizuar gjatë këtyre katër viteve nga DI, si:

Renovimi i zyrave të gjendjes civile në 9 vendbanime
Ndërtimi i zyrave të gjendjes civile në Mushnikovë dhe Reçanë

Thjeshtimi i procedurave administrative: Projekti me IFC / Bankën Botërore

Renovimi i arkivës komunale dhe i kabinetit të teknologjisë informative

Vendosja e infografikave digjitale në QSHI

Lansimi i platformës digjitale për pjesëmarrje publike dhe digjitalizimi i shërbimeve komunale

Riparimi i librave të gjendjes civile

Digjitalizimi i sallës së Asamblesë Komunale
Renovimi i zyrave të Drejtorisë së Inspektoratit

Punësimi i personave me nevoja të veçanta

Zbatimi i kontratave të punës për kompanitë private të sigurimit dhe pastrimit
Permirësimi i kushteve të punës për stafin e administratës

Draftimi i rregulloreve për: Formim të këshillave të bashkësive lokale; Të drejtat e fëmijëve dhe Taksat komunale

Renovimi i zyrave të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së

Memoriali i komandant Drinit, memoriali në Kobaj, shtatorja e Skënderbeut, kompleksi memorial i dëshmorëve të kombit në Landovicë

Më Shumë

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Lajmet e Fundit