Haliti: Votimi për Specialen duhet të miratohet para verës

Pavarësisht se 21 maji është parë si datë e mundshme që themelimi i Gjykatës Speciale të jetë si pikë e rendit të ditës në Kuvend, ende nuk dihet se kur ky projektligj do të jetë në kryesi.

Këtë e konfirmoi për RTK-në nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, sipas të cilit kjo pikë nuk mund të vijë para deputetëve pa patur paraprakisht një konsensus politik.

Nëse partitë opozitare nuk do të lëshojnë pe karshi themelimit të Gjykatës Haliti shpreson që me votat e partive të koalicionit qeverisës, të pakicave, të deputetëve të pavarur dhe grupit 6+ të kenë votat e mjaftueshme në të kundërtën sipas tij do të ketë pasoja për vendin.

Ai tha se duhet të spastrohemi nga akuzat e mundshme të Williamsonit.

Nënkryetari i Kuvendit shtoi se ekzistojnë argumente se të akuzuarit të mos dënohen me ligjet e Kosovës por me ligjet europiane dhe për ata të ekzistojë një kuotë dëmshpërblimi i përafërt me ndonjërin nga vendet e Bashkimit Europianë.

Haliti ka propozuar që deputetët ta miratojnë një buxhet i cili do t’i mbuloj shpenzimet për të akuzuarit por edhe vizitat e familjarëve të tyre.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit