Hanefi Muharremi, shef i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Prizren

Hanefi Muharremi, është zgjedhur shef i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Prizren.

Zëvendës i tij, ndërkaq do të jetë Driton Selmanaj.

Ata, në një takim të përbashkët kanë kërkuar mobilizim në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, shkruan “PrizrenPress”.

Ndërkaq, për nesër është paralajmëruar një takim të Vjosa Osmanit, kandidate për kryeministre të Kosvës, me anëtarësinë e LDK-së në këtë qytet.

“Kandidatja e jonë për Kryeministre, Vjosa Osmani, do të jetë në Prizren, të dielën me datë 01.09.2019”, njofton LDK.

Takimi mbahet në Kompleksin e “Lidhjes së Prizrenit”, në ora 16:00./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit